Çelja e negociatave, Mogherini sot ne Tirane, ja axhenda

Politikë

Gjurma 17 Prill 2018

Pasditen e sotme do të mbërrijë në Tiranë delegacioni i Komisionit Europian me në krye shefen e Politikës së Jashtme të BE-së, Federica Mogherini.

Mësohet se Mogherini do t’i paraqesë kryeministrit Rama raportin e KE-së, i cili do të bëhet publik nga Edi Rama dhe ambasadorja Romana Vlahutin.

pasditen e së martës, në Tiranë mbërrin zonja Mogherini, e cila do të darkojë me kryeministrin Rama.

Në orën 17:30 kryeministri në një deklaratë publike do të paraqesë publikisht vendimin e KE-së për çeljen ose jo të negociatave.Ndërsa ditën e nesërme mësohet se kryeministri Rama dhe Mogherini në orën 11:00 do të mbajnë një konferencë për median.

Mogherini do ti dorezoje neser pasdite raportin presidentit Ilir Meta dhe kryeparlamentarit Gramoz Ruçi, ndersa ne axhende jane parashikuar takime me kryedemokratin Lulzim Basha dhe kreun e LSI-se, Monika Kryemadhi.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *