Ceremonia per ish-ministrin bashkon Rucin dhe Meten

Kryesore

Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit kushtuar Luan Hajdaragës

Kryetari i Kuvendit,  Gramoz Ruçi, mbrëmjen e sotme mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit kushtuar Luan Hajdaragës. Dokumentari, i cili i kushtohet persoanlitetit të shquar në njëvjetorin e ndarjes nga jeta, është një prodhim i Radiotelevizionit shqiptar, në bashkëpunim me Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë, me skenar dhe regji të publiçistit Anxhelo Xhaçka.

Luan Hajdaraga ishte nje personalitet i shquar politik, akademik, kulturor dhe shoqëror. Si bashkëthemelues i Partisë Socialiste, Ministër dhe diplomat i shquar, legjislator, akademik dhe figurë e spikatur shkencore dhe shoqërore, Luan Hajdaraga kishte mjaft cilësi e vyrtyte. Por mbi të gjitha, vlera e tij më e madhe dhe më e njohur është se ishte mik i të gjithëve. Luan Hajdaraga ka merita të mëdha në zhvillimin e shkencës, kulturës dhe arsimit shqiptar, modernizimin dhe reformimin e jetës politike e shoqërore.

Në veprimtarinë kushtuar profesorit, politikanit dhe legjislatorit të njohur merrni pjesë edhe Presidenti Ilir Meta, ministra, deputetë dhe personalitete të jetës politike, shkencore dhe shoqërore të vendit si edhe të medias.

Në këtë ceremoni ka qenë edhe sekretari i Pëgjithsëm i PS-së, Taulant Balla, deputetja Blerina Gjylameti dhe ish-presidenti Rexhep Meidani, si dhe ish-deputetët e PS-së dhe të PD-së, si Kastriot Islami, Neritan Ceka, Namik Dokle, Shaqir Vukaj, Badhyl Agasi, etj. Me poshte jane fotot e fotografit Agim Rama.

Fotografia e Agim Rama

 

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *