Çështja e detit në tryezën e takimit të Ramës me Mitsotakis, kryeministri grek zbardh axhendën

Kryesore Lajme Politikë Slider kryesore

Forumi “The Economist” që do të mbahet në datat 15-16 shtator në Athinë, ku prezent do të jetë edhe kryeministri Edi Rama, do të hapë çështjen e detit mes Greqisë dhe Shqipërisë.

Lajmi është bërë me dije nga nga kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis gjatë një konference për shtyp. Ai tha se në këtë forum do të takohet me homologun maqedonas Zoran Zaev, si dhe atë shqiptar Edi Rama.

Ndalur tek ky i fundit, kreu i qeverisë greke, deklaroi se do të bisedojë për zonën ekonomike ekskluzive.

“Do të bisedojmë pasi kemi çështje për të zgjidhur, jemi fqinjë dhe me besim të mirë tek njëri tjetri do të ulemi në dialog. Me z. Rama do të flasim për zonën ekonomike ekskluzive.

Kemi një numër çështjes për të diskutuar me Shqipërinë. Greqia ka dhe do të ketë një rol udhëheqës në Ballkan”, është shprehur ai.

Çështja e detit ka qenë kryefjalë e përplasjeve politike përgjatë ditëve të fundit, pasi opozita akuzon qeverinë se ka bërë marrëveshje të fshehtë me palën greke, nisur nga zotimi i kësaj të fundit për zgjerimin me 12 milje në detin Jon.

Këto akuza janë mohuar nga Rama, i cili ka deklaruar se nëse do të kishte një marrëveshje ajo do të kalonte përmes presidentit Ilir Meta

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *