Çfarë kërkoi SPAK? Gjykata i shtoi dhe 8 muaj burg vëllait të ish-deputetit dhe “Ronit” të Shijakut

Kronike Lajme Slider kryesore

Gjykata e Posaçme vendosi sot që të dënonte me 123.2 vite burg 17 të akuzuarit për laboratorin e heroinës në Has që u zbulua në vjeshtë të 2018 në verilindje të vendit në fshatin Brenog.

SPAK kërkoi 136.8 vite, ndërsa gjykata dha 123.2 vite. Gjykata e ndryshoi pretencën e SPAK-ut për 8 të akuzuar nga 17 në total me drejtues Admir Hoxhën dhe pjesë grupin e Shijakut me vëllanë e ish-deputetit Ndoka.

Në vendimin e gjykatës nuk kishte vetëm ulje dënimi nga pretenca e prokurorisë, por edhe rritje. SPAK kërkoi 8 vite burg për Gjevi Ndokën, ndërsa gjykata e Posaçme i shtoi edhe 8 muaj të tjerë.

Nga 4 vite secilit i janë ulur Xhavit Shytit dhe Flamur Çelës nga 12 në 8 vite. Ndërkohë që Anila Shuti nga 8 vite që kërkoi SPAK, gjykata e dënoi me 2 vjet konvertuar 24 muaj shërbim prove.

12 vite u dënua koka e grupit, Admir Hoxha, i cili është në kërkim nga drejtësia, raporton gazetarja e ABC, Glidona Daci. Anëtarët e grupit u dënuan për “Trafik të narkotikëve”, “Grup të strukturuar kriminal”, “Pastrim parash” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Pretenca e SPAK
Gjevi Ndoka 8 vite
Altin Avdyli 6.8 vite
Esat Mehmeti 10 vite
Petrit Suljemani 8 vite
Sajmir Sulejmani 8 vite
Hajri Seferi 10 vite
Orges Jahoelezi 6.8 vite
Shkëlqim Avdyli 4 vite
Mario Zeqiri 4.8 vite
Elton Shehaj 4.8 vite
Ardit Gjyriqi 4 vite
Admir Hoxha 12 vite
Hekuran Hoxha 10 vite
Vehbi Berushi 8 vite
Anila Shuti 8 vite
Xhavit Shyti 12 vite
Flamur Çela 12 vite

Vendimi i gjykatës sot
Gjevi Ndoka  8 vjet 8 muaj
Altin Avdyli  6 vjet 8 muaj
Esat Mehmeti  10 vite
Petrit Suljemani  8 vjet 8 muaj
Sajmir Sulejmani  8 vite
Hajri Seferi  10 vjet 8 muaj
Orges Jahoelezi 6 vjet 8 muaj
Shkëlqim Avdyli  4 vjet 8 muaj
Mario Zeqiri  4 vjet 8 muaj
Elton Shehaj  4 vjet 8 muaj
Ardit Gjyriqi  4 vjet 8 muaj
Admir Hoxha  12 vite
Hekuran Hoxha  10 vjet 8 muaj
Vehbi Berushi 8 vite
Anila Shuti 2 vjet konvertuar 24 muaj sherbim prove
Xhavit Shyti   8 vite
Flamur Çela 8 vite

/ db/Abcnews.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *