Çfarë po ndodh mes çiftit Meta? Monika ngre zërin e tregon kush e drejton LSI

Kryesore

“Kryetar i LSI është Monika Kryemadhi dhe nuk është Ilir Meta…”

Kështu deklaroi Monika Kryemadhi në emisionin “Debati në Chanel One”.

Pavarësisht se u përpoq të ruante qetësinë kundrejt shpartallimit të forcës politike që drejton Monika Kryemadhi nuk e ka fshehur dot revoltën.

Kryemadhi me tone të ashpra ka tentuar të distancojë LSI nga Presidenti Ilir Meta duke deklaruar se i pëlqen apo jo atij, kjo parti do të vazhdojë.

“Secili ka gojën e vet, mendjen e vet të flasë dhe të shpjegojë qendrimin e tij. Asnjërin nuk e mban me zor në LSI as zotin Bitri, as Monikën e as njeri tjetër.

Kush do të rrijë kush do, të iki. Kryetar i LSI është Monika Kryemadhi dhe nuk është Ilir Meta.

Lëvizja Socialiste për Integrim është një realitet politik. I pëlqen apo si pëlqen Ilir Metës, i pëlqen apo si pëlqen Edi Ramës, i pëlqen si pëlqen Lul Bashës, ajo është një forcë politike që do vazhdojë programin e saj të qartë për qytetarët dhe në funksion të interesave kombëtare e panegociueshme kjo.

Nuk është kërcënim, por mendoj se LSI ka nevojë për një vendosje rregulli”- deklaroi Monika Kryemadhi.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *