Ambasadori amerikan Donald Lu ka zhvilluar një takim me ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj.
Takimi i cili ka zgjatur rreth 30 minuta është zhvilluar në ambientet e ministrisë.
Nuk kishte një njoftim në lidhje me takimin e tyre, por ambasadori Lu u pa në zyrën e ministrit Xhafaj vetëm pak minuta pas përfundimit të seancës plenare, ku kreu i PD Basha kërkoi në seancë prezencën e ministrit.
Në përfundim asnjë prej zyrtarëve nuk kanë komentuar takimin.
Nderkohe qe te dy bashke kane hipur ne nje makine. Pikerisht Lu e ka ftuar Xhafajn te hype ne makinen e tij diplomatike, por nuk dihet se ku ka qene destinacioni i ketij udhetimi.