Champions/ Borusia çmonton Interin në pjesën e dytë, 8 gola te Çelsi-Ajaks

Botë Kryesore Sport

Gola, spektakël dhe përmbysje të çmendura në 8 ndeshjet e sotme. nter pati mundesine e arte per te fituar ne ndeshjen jashte fushe Me Borussian, por pjesa e dyte foli vetem per verdhezinjte gjermane qe sollen nje permbysje te te rezultatin nga 0-2 ne 3-2. Tashme me kete humbje Interi shuan shpresat per nje kalim ne turit tjeter ne grupeve te Champions, vec nese shpreson te ndonje mrekulli te fitoje ndaj Barcelones dhe Slavias, si dhe te shpresoje ne ndonje hap flas te Borusias.

Më poshtë ju njohim me çfarë ka ndodhur në katër grupet që zbritën sot në fushën e lojës

Grupi E

Liverpuli do kalonte i pari në epërsi ndaj belgëve të Genkut, kur në minutën e 14-të Vajnaldum do të shënonte për “Reds”-at. Gjithsesi Genk do të reagojë në minutën e 41-të dhe do të barazojë me Samatën. Megjithatë kampionët në fuqi të Europës nuk do e lënë shansin për të marrë vendin e parë në grup, pasi fitojë sfidën me golin e çambërlein në të 53-ën.
Ndërkohë Napoli e nis keq ndeshjen ndaj Salcburgut, kur në minutën e 11-të talenti norvegjez i asutriakëve, Erling Braut Haland ekzekuton saktë penalltinë e akorduar nga polaku Marciniak. Megjithatë të besuarit e Ançelotit do të shkojnë në pushim të ndeshjes në barazim, kur Lozano në të 41-ën do të tundë rrjetën me një goditje nga jashtë zonës. Kaq do mbyllet, 1-1 me të kaltërit që zbresin të dytët në grup me 8 pikë, një më pak sesa Liverpuli. Salzburgu është i treti me 4 pikë dhe mbyll renditjen Genk me 1 pikë.

Grupi F

Barazimi i Barcelonës bën që Interi ta nisë ndeshjen si vullkan ndaj Borusias, duke tronditur gjermanët në Dortmund. Lautaro Martinez do të përfitojë më së miri nga gabimi i Akanzhit në mesfushë dhe me top në këmbë do shkojë në zonë e do mposhtë Buerkin. Borusia më pas bën lojën dhe krijon raste të mira shënimi, por Handanoviç bën superheroin. 5 minuta nga fundi një kundërsulm i bukur i zikaltërve finalizohet saktë nga Vesino. Por në pjesën e dytë vullkani do të jetë i gjithi verdhezi, me Hakimin autor të një dygolëshi dhe Brant, autorë të përmbysjes së madhe, që e ngjisin Borusian në vendin e dytë me 7 pikë, një më pak se Barcelona kryesuese. Vështirësohen pozitat e Interit, që mbetet me 4 pikë dhe duhet të bëjnë pikë të plota në dy takimet e fundit për të shpresuar, ku njëra prej dy skuadrave është Barcelona…

Grupi G

Zeniti bie dhe në shtëpi ndaj Lajpcigut. Gjermanët fitojnë pastën 2-0 në “Gazprom Arena”, kur Deme në të 45-ën dhe Sabicer në të 63-ën, vulosën suksesin e Lajpcigut. Lioni shënon dy herë që në pjesën e parë ndaj Benfikës dhe e kanalizon suksesin e dytë në grup. Andersen në minutën e 4-ët dhe Depaj në të 33-ëm autorët e një pjese të parë fantastike për francezët. Në të dytën Lioni vulos fitoren me Traore në fund të sfidës. Lajpcig kryeson me 9 pikë, Lion i dyti me 7, Zenit i treti me 4 pikë dhe mbyll renditjen Benfika me 3.

Grupi H

Ajaksi shfaqet i madh në Londër dhe dominon ndaj vendësve duke shënuar 3 herë që në pjesën e parë, por më pas mbetet më 9 lojtarë dhe prish çdo gjë. Kampionët e Holandës në fakt shënuan vetëm një gol vetë, atë të minutës së 20-të me Promes, ndërsa në dy momentet e tjera, ishin lojtarët e Çelsit Abraham dhe Kepa ata që futën topin në rrjetë. Në minutën e 5-të barazimi i përkohshëm i Zhorzhinjos nga penalltia. Në pjesën e dytë vjen dhe goli i katërt nga Van de Bek, ndërsa Azpilikueta shënon golin e dytë për londinezët. Më pas dy kartona të kuq në një minutë, dy kartona të çmendur të Blind dhe Veltman, që me dy lojtarë më shumë barazojnë shifrat. Celsi shenon golin e peste por ai u anulua nga prekja e topit me dore, e kjo pas verifikimit te sistemit VAR.

Lila befason Valencian në pjesën e parë kur Osimhem në të 25-ën kalon francezët në epërsi, por spanjollët shpërthejnë me poker golash në të dytën, duke kapur në krye çelsin dhe Ajaksin në kuotën e 7 pikëve dhe duke e bërë grupin H një rebus të vërtetë.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *