Champions dhe Europa League, 4 skuadrat shqiptare njohin kundërshtarët

Kryesore Sport Vendi

Qarabak është kundërshtari i Partizanit në raundin e parë kualifikues të UEFA Champions League.

Shorti i hedhur në Nyon të Zvicrës pak minuta më parë është treguar i pamëshirshëm me kampionët e Shqipërisë, që “peshkojnë” ndoshta skuadrën më të fortë të paktën në letër në këtë raund.

Ish-skuadra e Ansi Agollit do të vizitojë Tiranën fillimisht, më pas do të pres në shtëpi 16 herë kampionët e Shqipërisë.  Takimi i parë do të luhet mes datave 9 dhe 10 korrik, teksa ajo e kthimit një javë më pas.

Kukësi është skuadra e parë shqiptare që njeh kundërshtarin e parë për raundin kualifikues të UEFA Europa League. Verilindorët “peshkuan” një rival mjaft të fortë, si hungarezët e Debrecen.

Short aspak i lehtë edhe për Teutën, që do të përballet me një kundërshtar mjaft të njohur për skuadrat shqiptare. Durrsakët do të masin forcat me letonezët e Ventspils, kundërshtar i Luftëtarit në sezonin e shkuar.

Goglat janë treguar të pamëshirshme edhe për Laçin, me kurbinasit që kanë peshkuar ekipin izraelit, Hapoel Ber-Sheva. Ndeshja e parë do të luhet më 11 korrik, teksa ato të kthimit një javë më pas.

 

Ndeshjet e Champions League

Ndeshjet e tjera:

Nõmme Kalju (EST) v Shkëndija (MKD)

Sūduva (LTU) v Crvena zvezda (SRB)

Ararat-Armenia (ARM) v AIK (SWE)

Astana (KAZ) v CFR Cluj (ROU)

Ludogorets (BUL) v Ferencváros (HUN)

Celtic (SCO) v Sarajevo (BIH)

Sheriff Tiraspol (MDA) v Saburtalo (GEO)

F91 Dudelange (LUX) v Valletta (MLT)

Partizani (ALB) v Qarabağ (AZE)

Slovan Bratislava (SVK) v Sutjeska (MNE)

Linfield (NIR) v Rosenborg (NOR)

Valur Reykjavík (ISL) v Maribor (SVN)

Dundalk (IRL) v Riga (LVA)

HJK Helsinki (FIN) v HB Tórshavn (FRO)

BATE Borisov (BLR) v Piast Gliwice (POL

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *