Champions, sot beteja mes Liverpul e Romës, ja kuotat e basteve

Sport

Gjurma 24/04/2018

180 minuta per dy bileta ne finalen e Kievit. Starton sonte ne mbrëmje gjysmëfinalja e pare e Uefa Champions League mes Liverpulit dhe Romes, ose beteja e miqve dhe rivaleve per nje nate Mohamed Salah kundër Edin Xhekos.

Ne Anfild Roud pritet te mare jete nje beteje drithëruese mes dy skuadrave qe kane surprizuar jo pak gjate këtij sezoni ne turneun prestigjioz. Te kuqte e Jurgen Klop po përjetojnë nje moment fantastik, por edhe Roma e Di Franceskos nuk mbetet prapa nje grup qe transformohet denjësisht kur luan ne kompeticionin me te forte ne bote. Ne ekuilibër te plote përballja mes dy skuadrave ne histori me nga dy fitore secila skuadër. Por italianet kërkojnë hakmarrjen per ate finale te humbur ne vitin 84 nga pika e bardhe e penalltive.

Tekniku i italianeve ka deklaruar se tashme e di fuqinë e skuadrës se tij dhe Roma ka ardhur ne Anfild per te shtruar rrugën drejt finales. Me diplomat trajneri i Liverpulit. Te gjithë mendonin se gjysmëfinalja do te ishte City-Barcelona,  por Liverpuli dhe Roma e meritojnë, pasi janë dy skuadra qe e duan futbollin. Do te luftojmë deri ne minutën e fundit per te shkuar ne Kiev. Nje takim special eshte dhe ai i Mohamed Salah kundër ish skuadrës se tij. Egjiptiani sapo është shpallur lojtari me i mire i Premier Leagues dhe kjo sipas Klop eshte dhe merite e Romes ku ai ka milituar.

Trajneri Di Francesko ka menduar te luaj me nje formacion 3-4-2-1 me talentin Under me i avantazhuar se Shik. Ndërsa per te mbuluar Salah do te jete çifti Kolarov-Huan Hezus. Pa Matip Emre Xhan dhe Lalana, gjermani Klop do te luaj me skemën e zakonshme 4-3-3 me treshen e ëndrrave ne sulm me e mire e këtij sezoni ne Champions, Mane-Firmino-Salah.

Kompanitë e basteve favorizojnë dukshëm Liverpulin,ku fitorja e ishullorëve kuotohet në 1,5, ndërsa e Romës është 7. Kurse barazimi kutohet në 4,7. Ndërkohë që nuk duhet harruar se romanët kanë eliminuar nje super ekip si Barcelona.

Formacionet e mundshme:

Liverpool: Karius; Alexander-Arnold, Lovren, Van Dijk, Robertson; Milner, Oxlade-Chamberlain, Wijnaldum; Salah, Firmino, Mane

Roma: Alisson; Fazio, Manolas, Juan Jesus; Florenzi, Strootman, De Rossi, Nainggolan, Kolarov; Schick, Dzeko.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *