Çmendet moti, në Shqipëri temperatura 35 gradë, në Itali bora mbulon malet

Botë Lajme Rrotull

Ndërsa temperatura në Tiranë shënon 35 gradë celsius në disa zona të vendit fqinj, Italisë, duket si mesi i dimrit. Edhe pse jemi në 22 korrik në Dolomiti dëbora ka shtruar petkun e saj.

Ashtu siç tregon një video e Carlo Budel, menaxher i Punta Penia, në lartësinë 3300 metra bora ka mbuluar të gjithë zonën.

Bëhet fjalë për zonën më të lartë të Marmoladas dhe të gjithë Dolomiti.

Në këtë video, të botuar në grupin Facebook “DoloMitici!”, Carlo tregon se vera në Marmolada nuk duket aspak.

“Në 21 korrik dëbora bie me bollëk dhe manteli i bardhë ka mbuluar rrethinën e strehimit” komenton Budel, në videon e postuar prej tij.

 

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *