Saturday, November 28, 2020

Covid/ 168 të infektuar me koronavirus dhe 3 viktima në 24 orë

Kryesore Lajme Shëndeti Slider kryesore Të tjera

Kurba e pandemisë së koronavirusit vijon të jetë e njëjtë dhe këtë të dielë (13 shtator).

Gjatë 24 orëve të fundit u regjistruan 168 raste të reja nga 877 testime.

Fatkeqësisht 3 qytetarë të tjerë kanë humbur jetën. Siotuata serioze vijon të mbetet tek të shtruarit në spital.

Aktualisht 178 pacientë po marrin shërbim në spitalet covid, 19 janë në terapi intensive dhe 9 në intubim.

Gjithashtu 75 qytetarë kanë fituar betejën me koronavirusin.

Të infektuar – Janë kryer 877 testime për të dyshuar të prekur nga COVID-19, dhe janë identifikuar 168 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2,

Të shëruar rezultojnë 75 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 6569 që nga fillimi i epidemisë.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon – 51 raste në Tiranë, 18 raste në Elbasan, nga 12 raste në Korçë dhe Lezhë, 9 raste në Fier, nga 8 raste në Vlorë dhe Berat, 6 raste në Krujë dhe Kukës, 5 raste në Lushnje, nga 4 raste në Kavajë, Mirditë, Tropojë, nga 3 raste në Shkodër, Gjirokastër, Pogradec, Kolonjë nga 2 raste në Durrës, Devoll, Divjakë, nga 1 rast në Kamëz, Sarandë, Delvinë.

Të shtruar – Në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 178 pacientë, 19 në terapi intensive nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar.

Viktima – Në 24 orët e fundit kanë humbur betejën me COVID19 një 53 vjeçare dhe një 87 vjeçar nga Tirana, një 68 vjeçar nga Durrësi dhe një 73 vjeçar nga Korça. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju shpreh ngushëllimet familjarëve.

Ju lutemi kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga Covid19.

Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 nëse nuk e dini cili është mjeku juaj i familjes, dhe për çdo informacion te specializuar dhe te sigurt rreth Covid19.

COVID-19 – Statistika (13 Shtator 2020)

Testime totale 73904

Raste pozitive             11353

Raste të shëruara         6569

Raste Aktive               4450

Humbje jete 334 (Qarku Tiranë 159, Durrës 45, Shkodër 38, Elbasan 21, Fier 17, Korçë 15, Lezhë 12, Kukës 8, Dibër 7, Vlorë 6, Gjirokastër 4, Berat 2).

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë              2253

Durrës             503

Shkodër           350

Lezhë              260

Elbasan            229

Korçë              202

Fier                  185

Vlorë               159

Kukës         140

Berat               79

Dibër               46

Gjirokastër     44

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *