Covid-19 i merr jetën ish-zv/kyeministrit shqiptar

Kryesore Lajme Politikë Slider kryesore

Është ndarë nga jeta një personalitet i njohur në Durrës, inxhinieri elektronik Bashkim Kopliku. Ish-zv/kryeministri dhe ministri i Brendshëm i qeverisë së parë demokratike ka ndërruar jetë pasi ishte prekur ditë më parë nga Covid-19. Fatkeqësisht gjendja e tij u rëndua shumë ditët e fundit.

Dy herë deputet i Kuvendit të Shqipërisë, Kopliku nuk mundi ta fitonte betejën me virusin vdekjeprurës, megjithëse ishte një njeri mjaft sportiv.

Ish-kryeinxhinieri i URT-së së famshme u largua nga Partia Demokratike në vitin 1997, për të mos u angazhuar më në politikë, por duke qenë një qytetar mjaft aktiv në median e shkruar dhe vizive.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *