Covid-19: Shkon në 842 numri i të infektuarve, 10 raste të reja në 24 orë

Kryesore Lajme Slider kryesore Sociale

Shkon në 842 numri i të infektuarve me koronavirus në Shqipëri. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 10 raste të reja pozitive nga 275 testime të kryera, të gjitha kontakte të rasteve të mëparshme.

2 prej rasteve pozitive janë në Kamëz, 3 në Krujë, 2 në Shkodër dhe 3 në Tiranë.

Që nga fillimi i epidemisë deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 842 qytetarë, ndërsa 605 prej tyre tashmë janë shëruar. Në të gjithë vendin aktualisht janë 206 persona aktivë me COVID19.

Pjesa më e madhe e të prekurve po ndiqen nga mjeku i familjes ose janë asimptomatikë, ndërsa momentalisht në dy spitalet COVID, në spitalin infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi”, aktualisht janë të shtruar 38 pacientë dhe vetëm 7 prej tyre janë në terapi intensive.

COVID-19 – Statistika (7 Maj 2020)

Teste të kryera 9806
Raste pozitive 842
Raste të shëruara 605
Raste Aktive 206
Humbje jete 31 (Qarku Tiranë 18, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë 96
Krujë 69
Shkodër 16
Kamëz 8
Kurbin 4
Elbasan 3
Fier 3
Mirditë 2
Berat 2
Durrës 1
Korçë 1
Lezhë 1

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon për qytetarët që të vazhdojnë të respektojnë distancimin fizik dhe të mbajnë higjienën personale, po ashtu bizneset e hapura të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë.

Dr. Rovena Daja: Ftojmë qytetarët të mos neglizhojnë shenjat e COVID19 dhe të telefonojnë menjëherë urgjencën kombëtare 127 në rast se kanë dyshime se janë të prekur nga ky virus. Për të kontaktuar mjekun e familjes, për pyetje në lidhje me COVID19, për këshillim psikologjik në rast të shfaqjes së shenjave të ankthit apo shqetësime të tjera, ju lutemi, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40-40.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *