Covid/ Maqedonia e Veriut shpall gjendjen e krizës për 30 ditë dhe fut ushtrinë

Botë Kryesore Rrotull Slider kryesore

Qeveria e Maqedonisë së Veriut vendosi gjatë mbledhjes së sotme të shpallë gjendjen e krizës për 30 ditë. Vendimi pritet të hyjë në fuqi nga dita e nesërme. Ky vendim vjen pas propozimit të Komitetit për menaxhim me kriza. Rekomandimi i këtij trupi erdhi pas mbledhjes së këshillit për siguri tek presidenti Pendarovsski. Gjendja e krizës do të thotë se Qeveria ka në dispozicion njerëzit e ushtrisë, ndërmarrjeve publike komunale por edhe kapacitetet e spitaleve private./Alsat

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *