COVID shuan gazetaren e njohur shqiptare, dikur i shpëtoi atentatit me tritol

Kronike Kryesore Lajme Slider kryesore

Gazetarja dhe shkrimtarja e njohur shqiptare Zenepe Luka është shuar ditën e sotme pasi ishte e infektuar me COVID-19.

72-vjeçarja ishte shtruar prej ditësh në një nga spitalet covid në Tiranë.

Zenepe Luka themeloi dhe  drejtoi fondacionin “Nermin Vlora Falasci”. Gjithashtu themeloi dhe shoqatën “Albano e Romina”.

Luka ështe autore e dhjetëra librave ndërsa shënon shumë vite karrierë si gazetare.

Pak kohë më parë bashkëshorti  i saj mposhti COVID, por gazetarja nuk ka mundur të fitojë betejën.

Në vitin 1998 asaj iu vu tritol në shtëpi, me qëllimin për ta asgjësuar familjen e saj, ku sipas saj sulmi ndodhi vetëm se ajo raportonte si gazetare atë që ndodhte ne realitet.

Reagimi i Unionit te Gazetareve

Ndahet nga jeta gazetarja e njohur Vlonjate Zenepe Luka .Shkak i vdekjes mësohet se ka qën Covid 19 nga i cili ishin prekur familjarët ndërsa në datën 1 Shkurt ajo ka njoftuar në rrjete sociale se ishte prekur me virusin.Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ,i shpreh ngushëllimet familjes!

Zenepe Luka (Çekrezi), lindi në Librazhd, ku mori edhe arsimin tetëvjeçar.Pasi përfundoi shkollën e mesme “Luigj Gurakuqi” në Elbasan, kreu studimet e larta në Fakultetin e Shkencave Politiko-Juridike në Tiranë dhe në maj të vitit 1973, u diplomua gazetare. Profesionin e gazetares e nisi në revistën “Shqiptarja e Re”, për të vijuar në gazetën lokale “Kukësi i Ri”, më pas në gazetat e përditshme “Bashkimi”, “Zëri i Rinisë” etj.Është e para gazetare e RTSH ,në terren, që u vendos në Elbasan duke mbulluar edhe rrethet Gramsh e Librazhd. Kontribut të veçantë ka dhënë në qytetin e saj të lindjes, ku për shumë vite ka punuar si lektore, hulumtuese në Muzeun Etnografik dhe në të njejtën kohë edhe gazetare e gazetës Bashkimi”. Nga viti 1994 deri në vitin 2004, ka qenë gazetare e gazetës “Koha Jonë” për Vlorën, më pas në gazetat “Ballkan” dhe “Telegraf”.Vazhdon të punojë si gazetare e lirë në gazetat “Koha Jonë”.”Dita”,”Shqiptarja.com” dhe organe të tjera në Diasporë. Në maj të vitit 2020,mbushi 47 vjet karierë si gazetare në terren me 12.000 shkrime të botuara, ku dominojnë zhanret e intervistës, reportazhit, kronikës,etj.
.Një ngjarje që mbahet mënd në karrierën e saj është venndosja e tritolit në banesë më 10 maj të vitit 1998., ku u shkatërrua banesa dhe u plagosën dy fëmijët. Zenepe Luka është vlerësuar nga këngëtari i madh Italian Al Bano Karrisi,që i ka akorduar Premion” Zenepe Luka është Oriana Falasci shqiptare”. 1 vit më parë është vlerësuar nga Unioni i Gazetarëve me çmimin “Petro Marko”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *