CR7 te Juventusi – Utopi apo një ëndërr që po bëhet realitet?!

Botë Sport

Ka disa ditë që tifozët e Juventusit janë çoroditur nga lajmet se Cristiano Ronaldo mund të veshë fanellën bardhezi sezonin e ardhshëm. Po sa utopike mund të duket kjo ëndërr, aq më realiste shijon kur gazetat më të mëdha sportive në Itali, Spanjë e Portugali po i japin hapësirë lajmit çdo ditë.

Portugezja “A Bola” shprehet sot se vetë CR7 ka kërkuar largimin tek Juventusi, e cila i ofron 30 milion euro në sezon, nga 20 që merr sot tek Reali i Madridit. Sigurisht, kjo shumë mund të arrihet vetëm duke futur shumë sponsorë në lojë.

Gjithsesi, kalimi i Ronaldos tek Juventus është ende fantashkencë. Por, edhe fantashkencat kanë diçka të vërtetë brenda.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *