Cristiano Ronaldo “mposhtet” nga i biri

Botë Sport

Cristiano Ronaldo po has vështirësi në gjetjen e golit, në aventurën e tij të re në Serie A me Juventusin.

Ylli portugez i “Zonjës së vjetër” nuk ka mundur të shënojë asnjë gol në 3 javët e para të kampionatit italian, edhe pse rastet nuk i kanë munguar. Megjithatë, te Juventusi është një tjetër Ronaldo goleador.

Bëhet fjalë për djalin e madh të sulmuesit 33-vjeçar, Cristiano Ronaldo Junior, i cili debutoi me skuadrën e fëmijëve 9-vjeçarë të Juventusit, kundër Lucentos, sfidë të cilën bardhezinjtë e vegjël e fituan 5-1.

Debutimi ishte perfekt për Ronaldo Jr., që ishte autori i 4 prej 5 golave të Juventusit, duke e kaluar babain e tij fitues të 5 “Topave të Artë”, duke treguar se nuk e ka aspak problem përshtatjen me skuadrën e tij. Top Channel

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *