“Çuçi, ministër i Brendshëm pa dëshirë”/ Rama përplaset me Lleshajn

Kryesore Lajme Politikë Slider kryesore

Teksa i uroi suksese ministrit të ri, Lleshaj u shpreh se Bledi Çuçi u bë ministër pa dëshirën e tij dhe se ka bindjen që punët do shkojnë mirë.

“Besoj se është bërë një zgjedhje e mirë me pasardhësin se është bërë brengë e madhe se kujt duhen dorëzuar çelësat. Jam pyetur se cfarë këshille do i jepje pasardhësit, në një televizion, por në atë moment nuk e dija kush do ishte ministri. Dhe kam thënë: do të doja të jepja këtë këshillë. Nëse pasardhësi do të ishte një person që vjen në atë post pa dëshirë e tij, nëse pasardhësi nuk është ndonjë person që vdes për tu bërë ministër nuk kisha asnjë këshillë për të dhënë sepse në këto kushte puna do të shkojë sesbën mirë. Nëse ai që vjen, nuk vjen me ndonjë etje të madhe për u bërë ministër jam i sigurt që vetëm ky parakusht mjafton që punët do shkojnë mirë. Jam i sigurt se me Bled Çuçin punët do shkojë mirë sepse e kam çekuar më vonë që ka ardhur pa dëshirën e tij, ska pasur ndonjë plan për të ardhur. Dhe nëse do të ishte një person që do të vinte si rezultat i ndonjë pune të madhe për tu bërë ministër i Brendshëm padiskutim edhe atij s’do ti jap ndonjë këshillë. Jam i lumtur që sot ka ardhur Bled Çuçi”, tha Lleshaj.

Ndërkohë, që u korrigjua menjëherë nga kryeministri Rama, i cili tha se Çuçi nuk u bë ministër pa dëshirë, po dijeninë e tij. “Një saktësim dua të bëj unë, ka ardhur pa dijeni e tij dhe jo pa dëshirën se duket sikur ka ardhur me zor. Ka ardhur pa dijeninë e tij dhe nuk ka pasur mundësi ta thotë çfarë dëshire ka”, shtoi kryeministri.

 

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *