Daçiç: Vizita e Vuçiç në Kosovë fitore diplomatike e Serbisë, reagon BE

Kosovë Rajon Rrotull

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç, e quan fitore të rëndësishme diplomatike, vizitën e presidentit serb Aleksandër Vuçiç në veri të Kosovës, si dhe ndalesën që iu bë në Skenderaj.

Sipas shefit të diplomacisë serbe, vizita e presidentit Vuçiç dhe të gjitha ngjarjet në lidhje me vizitën e në enklava serbe janë një fitore e madhe e Serbisë në aspektin diplomatik.

Gjithashtu ai theksoi se çdo fjalë e folur nga presidenti i Serbisë ishte në vijë “me atë që thuhet në Bruksel, Washington, Moskë”.

Bashkimi Evropian  reagon në lidhje me vendimin e autoriteteve të Kosovës për të mos i lejuar presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, që të vizitojë fshatin Banjë të komunës së Skenderajt.

Zëdhënëse e BE-së Maja Kocijançiç, shpreh keqardhje për vendimin e autoriteteve të Kosovës.

“Kërkojmë nga të gjithë përgjegjësit për rendin që të garantojnë sigurinë dhe kalimet (qarkullimin) e lirë gjatë ditës. Angazhimi i plotë për ruajtjen e paqes dhe sigurisë së njerëzve në Kosovë dhe popullit serb, mençuria dhe qetësia, janë ato që nevojitet tash”, tha zedhenesja e BE.

Gjithashtu ajo ka theksuar se vizita e Vuçiç ka kaluar qetë me angazhimin e të gjithë akterëve përgjegjës, deri në momentin e bllokimit të rrugës për vizitën në Banjë të Skenderajt.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *