Dajë e nip të zhdukur prej 6 ditësh në Shkodër, flet gruaja e Gëzimit: Telefonata që e nxori nga shtëpia

Kronike Kryesore

Zhdukje misterioze konsiderohet ajo e Gëzim Hysajt dhe nipit të tij Agron Molla në Shkodër. Bashkëshortja e Gëzimit, Sajmira Hysaj tregon për Report Tv bisedën e fundit me të shoqin dhe telefonatën që e nxori nga shtëpia. Ajo thotë se i shoqi i ka komunikuar se do takohej me një shok, por një orë më vonë telefoni i tij rezultoi i fikur dhe familja ka humbur çdo kontakt me të.

“Kjo është një ngjarje e rëndë që na ka ndodhur. Burri s’ka pasur asnjë problem me asnjë person. Ka qënë në 23 gusht ora 08 e 23 minuta, më ka thënë do kthehem në shtëpi se do pi kafe me një shok, e morën në telefon. Unë i rashë telefonint të tij pas një ore, telefoni doli i fikur. Nuk di më asgjë për të që nga ai moment. I bëj apel mediave dhe ministrit Xhafaj të na ndihmojnë”, thotw bashkwshortja e Sajmira Hysa.

Ngjarja bëhet më misterioze, kur një orë pas Gëzimit del nga shtëpia dhe nipi i tij Agron Mollaj. Familjarët pretendojnë se ai është thirrur nga daja e të dy bashkë kanë humbur çdo kontakt me familjen.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *