Dalin detaje nga vrasja e dyfishtë, gruaja e vrarë mbante në prehër fëmijën 12 muajshe

Kronike Kryesore shtojca

Zbulohen detaje të reja tronditëse nga ngjarja e rëndë e ndodhur sot në mëngjes në Shkodër ku mbetën të vrarë një çift burrë e grua. Ngjarja raportohet se ka ndodhur në vendin “Rruga e gjerë” në një pallat ku çifti kishte jetonte në një banesë me qira. Mësohet se çifti i vrarë sapo ishin kthyer në pallat dhe ata janë ekzekutuar me pistoletë sapo burri, Burham Breçani ka parkuar makinën. Burime bëjnë me dije se në momentin e ekzekutimit gruaja mbante në krahë edhe fëmijën e saj 12 muajsh. Për fat të mirë fëmija i ka mbijetuar këtij sulmi. Ndërkohë policia që ka mbërritur në vendin e ngjarjes ka nisur hetimet për zbulimin e motiveve të saj si dhe kapjen e autorëve.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *