Dalin detajet/  Policia: Ja pse u arrestua shefi i Komisariatit të Patosit

Kronike Kryesore

 

 

 

Në një njoftim për mediat policia ka bërë të ditur arsyet e arrestimit të kreut të Komisariatit të Policisë Patos. Sipas policisë arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në aksin rrugor Fier – Lushnje në vëndin e quajtur “Mulliri i artë” Fier, është përfshirë në një aksident automobilistik me dëme materiale dhe pas verifikmit me aparat alkol-test ka rezultuar se drejtonte mjetin “Fiat Stilo” në gjendje te dehur.

 

Njoftimi i policisë

 

“Nga Oficerët e Policisë Gjyqësore në Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Flamur Veliu, 60 vjeç, banues në Lushnje, me detyrë Shef i Stacionit të Policisë Patos.

 

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në aksin rrugor Fier – Lushnje në vëndin e quajtur “Mulliri i artë” Fier, është përfshirë në një aksident automobilistik me dëme materiale dhe pas verifikmit me aparat alokool-test ka rezultuar se drejtonte mjetin “Fiat Stilo” në gjendje te dehur.

 

Materialet hetimore lidhur me këtë ngjarje ndaj shtetasit Flamur Veliu, do t’i referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *