Darka në Dubai, Rama: Ministrat s’kanë vajtur për qejf, lekët i kanë paguar të tjerët!

Kryesore Lajme Politikë Slider kryesore

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për akuzat se gjatë vizitës në Dubai ministrat kanë ngrënë një darkë luksoze në një restorant.

Kreu i qeverisë i ka kthyer përgjigje një prej komentuesve të tij, të cilit i ka shpjeguar se ministrat e tij nuk kishin paguar asgjë, pasi fatura ishte marrë nga pala mikpritëse. Këtu ai ka përmendur se bëhet fjalë për investitiorin Mohamed Alabbar, që njihet edhe si pronari i qiell gërvishtëses “Burj Khalifa”.

Informohu që të mos flasësh mbrapsht, sepse as nuk kanë shkuar për qejf, pasi nuk kanë shpenzuar asgjë nga taksat e tua në këtë rast pasi të gjitha shpenzimet janë mbuluar nga pala mikpritëse që është një ndër grupet më të mëdha të botës, i interesuar për të investuar në Shqipëri!,”-shkruan Rama.

Përmes një postimi në rrjete sociale Basha thotë se i gjithë vendi është nën ujë për shkak të motit të keq, ndërsa ministrat e Ramës sipas tij shtrohen për shtatë palë qejfe në restorantin më të shtrenjtë në Dubai. Në fund të postimit Basha shton se ka ardhur koha për një qeveri që kujdeset për njerëzit, dhe jo këtë që sipas tij e ka mendjen vetëm për veten e saj.

Ndërkaq në një reagim zyrtar nga ana e qeverisë, u sqarua se është në praktikën e grupit Emaar që përpara hyrjes në një vend ku kryen investime, të ftojë përfaqësues të qeverisë, pushtetit vendor e medias, si edhe biznesit për t’u njohur nga afër me investimet e kryera nga ky grup në qendrën e tij në Dubai.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *