Dashamir Xhika rikthehet sërish në burg

Kronike Kryesore Lajme

Rikthehet në burg ish-kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Dashamir Xhika. Policia informon se“Specialistët e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë ekzekutuan Vendimin Penal Nr.94, datë 01.09.2018, të Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda Tiranë, e cila ka vendosur ndryshimin e masës së sigurisë nga “Arrest në shtëpi”, në “Arrest me burg” në ngarkim të shtetasit nën hetim Dashamir Xhika, 47 vjeç, banues në Tiranë (ish-Drejtor i Autoritetit Rrugor Shqiptar)”.

Xhika është person nën hetim i dyshuar për konsumim të veprave penale të “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë” dhe “Shpërdorim detyre” të parashikuara nga nenet 260 dhe 248 të Kodit Penal.

Ish-kreu i Autoritetit Shqiptar të Rrugëve u prangos mbrëmjen e 2 shkurtit 2018 me akuzën e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës.

Xhika dhe 2 ish-vartësit e tij Albens Alite dhe Aksel Qorduku akuzohen per  abuzime ne ndërtimin e rrugës Tiranë-Elbasan.

Prokuroria i akuzon se i kanë shkaktuar shtetit një dëm prej 54 mln dollarë, ndërsa kjo rrugë do të kushtonte 407 milionë dollarë, deri në përfundimin e saj, sipas marrëveshjes së nënshkruar në vitin 2011 mes shtetit dhe bankës islamike

Më 4 dhe 27 shkurt, në 2 vendime, Gjykata e Krimeve të Rënda dhe Apeli i së njëjtës gjykatë vendosën masën e sigurisë “arrest me burg” për të dhe 2 ish-vartësit Alite dhe Qorduku.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *