Dasma, ja fotot zyrtare të princ Harry dhe Meghan

Kryesore Lifestyle Showbiz shtojca

Dalin fotot zyrtare te marteses se Meghan Markle me princin Harry. Familja mbreterore ka publikuar ne faqen zyrtare te rrjetit social, foto zyrtare me shkrepura nga fotografi Alexi Lubomirski

“Lartësitë mbretërore janë të kënaqur me këto portrete zyrtare të marra nga Alexi Lubomirski dhe janë të lumtur që mund t’i ndajnë ata sot. Ata gjithashtu duan të falënderojne për të gjitha mesazhet bujare të mbështetjes që kanë marrë”, thuhet ne njoftimin zyrtar.

Kjo ishte tabloja e nje foto te madhe familjare, e shoqeruar me dy foto te tjera.

Princi Harry dhe Meghan Markle pas marteses kane marre titullin Duka dhe Dukesha e Sussex-it .

Mbretëresha ka dhënë këto tituj për nipin e saj dhe nusen e tij. Meghan do të bëhet kështu Dukesha e parë e Sussex-it në histori, ndërsa Princi Harry do të jetë Duka i parë i Sussex-it pas 175 vitesh.

Në këtë mënyrë, ish-aktorja amerikane Meghan Markle do të quhet tashmë Lartmadhëria e Saj Dukesha e Sussex-it.

Turma të mëdha njerëzish u grumbulluan në Windsor për të qenë dëshmitarë të martesës mbretërore mes Princit Harry dhe Meghan Markle.

Rreth 100 000 persona qëndruan anës rrugëve, me shpresën se  të shihnn sadopak çiftin e lumtur.

600 të ftuar isihn të pranishëm në martesë, në kishën St George. 1200 persona u ftuan në oborrin e Kështjellës Windsor, ndërsa miliona të tjerë do ta ndjekin nëpërmjet televizionit.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *