Datat/ Rihapen kufijtë, vendet e BE-së po provojnë një kthim të butë në Shengen

Botë Kryesore Rrotull Slider kryesore

Nga 15 qershori pritet të rinisë lëvizja e lirë mes vendeve të BE. Komisioni Evropian tha se do të propozojë hapjen graduale të kufijve të BE-së, për t’i dhënë shtytje industrisë së turizmit, e cila është goditur rëndë nga pandemia e koronavirusit. Kjo do të thotë se Europa do të hapet plotësisht gjatë sezonit veror, edhe pse po punohet ende mbi detajet.

“Mesazh i yni është se ne do të kemi sezon turistik këtë verë, qoftë me kufizime apo me masa të sigurisë”, tha komisionari për Ekonomi i BE-së, Paolo Gentiloni.

Duke folur në një intervistë për gjashtë gazeta evropiane, Gentiloni tha se industria e turizmit në Evropë përballet me një humbje prej 40% të aktivitetit të saj.

Shtetet veç e veç kanë nisur të rihapin kufijtë. Austria dhe Gjermania kanë vendosur heqjen e kufizimeve në udhëtim. Nga e premtja, në vendkalimet e tyre kufitare do të ketë kontrolle, ndërsa nga 15 qershori do të rinisë lëvizja e lirë.

“Duam t’ua lehtësojmë jetën e përditshme qytetarëve tanë dhe të ndërmarrim një hap tjetër drejt normalizimit”, tha kancelari austriak, Sebastian Kurz.

Deklaratat nga Gjermania

Ministri i Brendshëm gjerman, Horst Seehofer ka komentuar fazën e re të lehtësimit në lidhje me hapjen e kufijve. Në një deklaratë për mediat vendase, Seehofer u shpreh se të gjitha pikat kufitare me Francën, Zvicrën dhe Austrinë do të hapen nga 15 qershori dhe nuk do të ketë kontrolle të zgjatura në kufi me Francën, Zvicrën dhe Austrinë.

Gjermania dëshiron të hapë kufijtë e saj dhe është e gatshme ta bëj këtë duke filluar nga mesi i muajit qershor. Ndërkohë edhe Austria ka vendosur të rihap kufijtë e saj duke filluar nga 15 qershori. Vendimi shënon kthesë pozitive dhe progresive të Shengenit, gjithashtu për Austrinë, e cila për një arsye ose një tjetër ka pasur gjithmonë një kujdes të caktuar drejt lëvizjes së lirë në Europë.

Kancelari austriak Sebastian Kurz, tha se “Republika Austriake ndan një kufi të gjatë me Gjermaninë, kështu që është përparësi për ne për të zgjidhur këtë situatë. Por ne gjithashtu do të rihapemi për Lichtenstein dhe Zvicrën por edhe për fqinjët tanë në Jug dhe Lindje “.

Nga e premtja tjetër, të dy vendet me gjuhë gjermane, megjithatë, do të fillojnë të lehtësojnë kontrollet kufitare.

Duke filluar nga 15 maji do të rihapen gjithashtu të tre republikat baltike, Estonia, Letonia dhe Lituania. Kjo e fundit tashmë ka lehtësuar kufizimet me Poloninë fqinje.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *