Debate te “Media”, Vokshi: Pse nuk prishni Piramidën apo se është piktura e babait të Ramës?

Kulturë Politikë

Ka vijuar edhe ditën e sotme debati në Komisionin e Edukimit dhe Mjeteve të Informimit Publik për projektligjin që përcakton procedurën për ngritjen e Teatrit të ri Kombëtar. Opozita e ka konsideruar këtë si antikushtetues pasi tjetërson pronën publike në pronë private dhe se shkatërron një pasuri kombëtare, duke iu referuar pikërisht godinës aktuale të teatrit. “Ju po shkatërroni teatrin dhe kulturën shqiptare. Ju po sillni Enver Hoxhën në këtë komision. Ju po vrisni në emër të popullit. Pse nuk e prishni Piramidën apo se është piktura e babait të kryeministrit atje?”, tha kryetarja e komisionit, Albana Vokshi. Deputeti socialistë, Fidel Ylli ka këmbëngulur se projektligji garanton që prona e teatrit nuk preket dhe se projekti synon të bëj një teatër modern. “Teatri Kombëtar do të ndërtohet i ri”, tha Fidel Ylli.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *