Debate të forta në Parlament/ Hajdari, Ramës: Flet sikur ka ardhur nga planet tjetër. Kush e betonizoi Tiranën dhe Durrësin? Kush e fuqizoi Dakon?

Kryesore Lajme Politikë Slider kryesore

Prezantimi i ligjit për disiplinimin e ndërtimit nga kryeministri Edi Rama në Kuvend hasi në oponencën e fortë të deputetes Rudina Hajdari.

Hajdari thotë se Rama është i vonuar në këtë drejtim dhe harron se për 11 vjet si kryetar bashkie i Tiranës vuri themelet e betonizimit të kryeqytetit.

Hajdari i kujtoi edhe Durrësin fqinj që mban prapë firmën e socialistëve.

Hajdari: Foli sikur nuk ka qenë asnjëherë në Shqipëri, foli sikur nuk ka qenë asnjëherë kryetar bashkie për 11 vite në Tiranë, foli sikur ka ardhur nga një planet tjetër dhe nuk di se çfarë bëhet këtu dhe çfarë bëhet me ndërtimet pa leje. Kryeministri flet për lejet jashtë standardeve, mungesën e kontrollit të territorit, mungesën e vizionit, cilësisë së ndërtimit, për katër kate pa leje etj. Por kush e ka fajin për betonizimin e Tiranës, kush e ka fajin? E kam unë? Kush e betonizoi Durrësin dhe mbështeti Vangjush Dakon, unë apo kryeministri?

Por fjalimi i Rudina Hajdarit nuk i shkoi për shtat, Selami Jenisherit, edhe pse i ulur në ulëset e grupit të opozitës së re.

Hajdari: Ulu, kalo nga ana tjetër (i tha Jenisherit)

Kjo se pengoi Hajdarin të vazhdonte sërish fjalimin aty ku ju ndërpre.

Hajdari: Kush e  ka fajin për gënjeshtrat që thotë sot kryeministri, që sot në Tiranë nuk ka parqe dhe londra? Ka vetëm gropa masive për të ndërtuar pallate nga një grup njerëzish. Kush e ka fajin për ata. Por nuk flet për ata se e kanë në xhep, me ata komunikon gjithë ditën, me ata ndan pazaret dhe merret me qytetarët e thjeshtë që paskan katër kate pa leje. Çfarë është ky skandal, ku jemi këtu? Si vjen sot këtu dhe ke ditë të tëra që endesh në rrugët e Europës, merresh me superegoizmin tënd.Nuk ka mbarim egoja jote personale.Takon Merkel, Presidentin e KE vetëm që të dalësh në foto dhe të tregosh se ti je lideri suprem i këtij vendi. Takimet që bën mendon se do tu ndryshojë jetën qytetarëve sot? Këto janë ambicie tua personale.

Kryeministri Edi Rama ka replikuar ashpër me deputetët e opozitës dhe veçanërisht me Rudina Hajdarin, kryetaren e Grupit të Demokratëve.

Rama ka thënë gjatë fjalës së tij në Kuvend, se Rudina Hajdari nuk është e vëtëdijshme për ato që nxjerr nga goja.

“Jeni kopje e zbehtë e origjinalit që na ka, kështu nuk sfidoni askënd. Nuk ju futet gjë në kokë, se e keni kokën të mbushur me brrockulla. Për çfarë korrupsioni flet, s’të vjen zorë që je një grua dhe një nënë. Cilat paraze ndaj unë? Kjo është të flasësh brrockulla, ti nuk je e vetëdijshme për ato që nxjerr nga goja. Ti nuk e pararend fjalën, ti i shkon pas fjalës.

Hajde këtu me trego një pazar, e kam sfiduar udheqësin tend fizik, Saliun dhe Lulëzimin. Jam në gjyq me ata. Ti me merr të keqen mua, për pazare dhe ndarje pazaresh. Çfarë është ky koncept i pangopësisë?

Ju thatë se unë jam i pangopur për të takuar kancelaren, ca fjalie është kjo, cila pjesë, hemisfere brenda magazinës që keni mbi shpatulla ua prodhoi këtë mendim ca është kjo. Dhe ca lidhje ka kjo me egoizmin, ku hyn egoizmi, ca është ky që u ushqeka duke takuar kancelaren, apo jo nuk e dini që është pjesë e detyrës, jo e dëshirës për të takuar edhe ata që drejtojnë vende shumë më të zhvilluara. Nuk keni faj se nuk jeni mësuar se kurrë më parë një kryeministër nuk hynte e dilte nëpër zyrat më të rëndësishme si për punë, njëherë në mot për një vizitë dhe ku jemi parë, ndërkohë që sot ndodh ndryshe, mësohuni”, theksoi Rama.

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur ashpër deklaratave të Rudina Hajdarit nga foltorja e Kuvendit. Rama tha se dallimi mes saj dhe Bashës është se ai gënjen me dashje dhe është i vetëdijshëm për atë që thotë, ndërsa Hajdari flet pa e ditur kuptimin e asaj që artikulon. Duke ironizuar deklaratën e saj Rama e quajti fjalimin e Hajdarit një sallatë fjalësh, ndërsa e ‘këshilloi’ se duhet të sistemojë rrugët e mendimit.

“Opozitën nuk e zgjedh. E ke. E kishim opozitën këtu. Jeni si dy pika uji me ata që nuk janë këtu. Nëse ka ndryshim mes jush dhe Bashës është se ai gënjen me dashje, ju gënjeni me dashje, ai bën sikur nuk kupton, ju nuk kuptoni. Ju sa herë merrni fjalën kaloni nga betonizimi te krevatet, nga kontrolli mjekësor tek bllok në Tiranë. Taman si vër tulla me mistri. Vini këtu dhe bëni një sallatë fjalësh. Nuk dini të dalloni gënjeshtrën, akuzën. Një trishtim i madh kur mendoni se flisni në emër të të resë ndaj të vjetrës që ka përballë. Ju duhet të sistemoni rrugët e mendimit dhe sistemimit të fjalëve. Ju thoni se unë këtu thashë diçka tjetër. Transformoni fjalët që ju mendoni se po i kundërviheni. Unë nuk thashë që nuk kam qenë kryetar bashkie. Nuk mund të lini pa përmendur betonizimin e gjetur në pusin e paditurisë që ushqehet nga mllefi dhe prodhon fjalë pa asnjë lidhje me të vërtetën. Shkoni bëjeni kontrollin mjekësor bazë për të parë nëse funksionon apo nuk funksionon. Ju nuk e keni kuptuar dhe nuk do e kuptoni se pse humbni. Më thoni një arsye pse një shqiptarë duhet të shkojë të votojë zonjën Hajdari, ose zotin Lulzim. Më tregoni mua. Mbase unë jam i pavullnetshëm që t’i zbuloj ato që thonë ata. Zonja Hajdari, një këshill po të jap prapë, rrugën e ndërtimit të mendimit dhe jo marrjen peng të foltores këtu për sallatë fjalësh. Pak respekt”, tha Rama.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *