Debati i javës që po lëmë pas: Kush është Romina Kuko, 35-vjeçarja nga Korça që bëri rrjetin të ziejë

Lifestyle Politikë Showbiz

 

 

Zv/ministrja e Brendshme, Romina Kuko reagoi para dy ditësh pas disa lajmeve të media të ndryshme që aluduan për një marrëdhënie të saj me ambasadorin e BE, Luigi Soreca.

“Jam e befasuar nga disa media që përgojojnë me një lehtësi të neveritshme emrin tim për hesap të luftës qorre me ambasadorët! Aludimet mbi foto takimesh publike ku kam pasur nderin të përfaqësoj qeverinë në krah të Ambasadorit Soreca janë një paturpësi pa limit që të le pa fjalë!”, shkruajti në Twitter Romina Kuko.

Mbi baza thashethemi, ajo u përfol për një lidhje me ambasadorin e BE-së në Tiranë, Luigi Soreca.

Po kush është zv/ministrja Kuko, që u vu në syrin e ciklonit të opozitës?

Karriera e 35-vjeçares ka nisur në fakt, jo në ministrinë e Brendshme, por atë të Mbrojtjes, në vitin 2006 ku ajo punoi si “desk officer” për Europën Qendrore dhe Juglindore. Ajo është diplomuar në Britaninë e Madhe dhe zotëron 4 gjuhë të huaja.

Romina Kuko është Zëvendësministër i Brendshëm që nga 9 Tetori 2017.

Ajo u lind më 19 Prill 1984 në qytetin e Korçës.

Ka kryer studimet Bachelor për Psikologji në Universitetin e Shefildit ku është diplomuar me titullin Honours, gjithashtu mban titullin Master Shkencor në Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci si dhe ka një serë diplomash dhe certifikimesh nga institucione prestigjioze si Shkolla e Studimeve Politike të Këshillit të Europës, ODIHR, Qendra Demokratike e Forcave të Armatosura në Gjenevë (DCAF) si dhe nga Akademia e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar.

Ajo e ka nisur karrierën e saj në vitin 2006 pranë Ministrisë së Mbrojtjes, në Drejtorinë e Integrimit Euro-Atlantik ku ka qenë Desk-Officer për Europën Qendrore dhe Europën Juglindore.

Që prej vitit 2010 ajo ka punuar në Departamentin e Bashkëpunimit për Çështjet e Sigurisë në Prezencën e OSBE në Shqipëri.

Në tre vitet e fundit ajo ka mbuluar portofolin e Angazhimit qytetar kundër Ekstremizmit të Dhunshëm.

Si nisi përfolja

Në fillim të kësaj jave, pasi shpërtheu konflikti mes presidencës dhe kryetarit të KED, për Gjykatën Kushtetuese, dhe pasi Ilir Meta akuzoi disa ambasadorë palaço si shërbyes të Ramës, në tregun politik dhe mediatik u hap dhe pandehma e disa videove shantazhuese pre e të cilave mendohej se kishin rënë diplomatë të huaj. Ndërsa zëdhënësi i Presidentit paralamëroi video përvëluese.

 

Po çfarë kishte përtej dhe çfarë imazhesh disponoheshin në presidencë?

 

Një gazetë shumë pranë Ilir Metës, Koha Jonë, hodhi dyshimet e para për ekzistencën e një videoje ku një ambasador i huaj kryen marrëdhënie seksuale me një zyrtare të administratës të lartë shqiptare. Gazetari Ylli Rakipi gjatë një interviste në ABC NEWS shkoi edhe më tej duke e shuar kuriozitetin për emrin e ambasadorit i cili përflitej se kishte rënë pre e përgjimit.

“Kanë filluar të dalin fjalë që mund te jetë Soreca. Nëse kanë një video për Sorecën, që Rilindja i ka dhënë një zv/ministre në përdorim, autoritetet duhet ta nxjerrin dhe ta thonë. Për mua nuk është e rëndësishme nëse është blerë me një dashnore një ambasador i madh këtu, për mua është e rëndësishme pse është një keqbërës ambasadori Soreca”, tha gazetari.

Por nëse në treg filloi të qarkullonte emri i Sorecas, pa nxjerrë atë të zv/ministres, Koha Jonë vazhdoi më tej. E përditshmja botoi të enjten pasdite një lajm, ku ambasadori i BE dukej në foto përkrah zv/ministres Romina Kuko dhe ku theksohej se “Takimet e ambasadorit Soreca në këtë ministri janë të vazhdueshme…”

“Ambasadori i BE në Tiranë Soreca mbetet i përkushtuar për ta ndihmuar ministrinë e brendshme në luftën kundër krimit.

Takimet e ambasadorit Soreca në këtë ministri janë të vazhdueshme, ndryshe nga paraardhësja e tij, Vlahutin e cila vizitonte me shumë ministrinë e Transporteve të asaj kohe, duke qenë pasionante për infrastrukturën moderne”, thuhej në këtë artikull të shkurtër ku dukej qartë se qëllimi ishte bashkëngjitja e këtij lajmi me hipotezat që ishin përhapur për videopërgjimin rozë.

Kaq u desh që edhe media të tjera të publikonin lajmin.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *