DEBATI në KQZ/ Aleati i PD kërkon mandatin: S’do pres deri në fund të vitit. Sekretari: Ngeli nëpër korridore çdo ditë

Kryesore Politikë

 

Është shoqëruar me dabate mbledhja në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve, mes kryetarit të Partisë Konservatore Kujtim Gjuzi  dhe Sekretarit të Përgjithshëm të KQZ-së, Ylli Merkaj.

Gjuzi është ankuar se ekspertët e KQZ-së e lënë të presë në hollin e KQZ-së, ndërkohë që është shprehur se kërkon të marrë mandatin e deputetit dhe s’mund të presë procedurat që po zvarriten.

Debati në KQZ

Klement Zguri: Ne jemi zyrtarë të shtetit, takimet të zhvillohen sa herë që ato do kërkohen. Nuk po i hyjë se kush ka qenë rasti konkret.

Ilir Merkaj: Unë e shoh çdo ditë zotërinë (Kujtim Gjuzin) nëpër korridoret e KQZ-së. Tani kemi dhe punë të tjera, s’mund ta presim çdo sekondë dhe t’i japim…

Kujtim Gjuzi: E para unë s’nxitoj për të marrë diçka zoti Sekretar i Përgjithshëm i KQZ. Nëse vartësit tuaj më thonë na prisni në holl, unë këtë s’mund ta pranoj se jemi në zyrat e shtetit shqiptar. Kryetari e bëri këshillimin e tij dhe unë e falënderoj këtë. Unë do vijë ditë për ditë në KQZ për aq kohë sa kam një shqetësim për ato që ju thoni për vonesat në listat e kandidatëve. Ju prisni që 140 deputetët që do shkojnë në parlament ta coni deri në fund të vitit. Por ne nuk mund të presim kështu.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *