Debati në PE, Balla: Shfaqja e opozitës, një akt i turpshëm

Kryesore Politikë

Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla në një deklaratë nga Kryesia e Kuvendit ka reaguar pas përplasjet që ndodhi në Bruksel me përfaqësues të opozitës, të cilët kërkuan largimin e tij nga salla. Ai tha se sjellja e PD në Bruksel nuk e prishi qëllimin e mbledhjes.

“Kurrë Shqipëria nuk ka pasur ka shumë miq në PE sa ka sot. Sjella e PD në Bruksel nuk e prishi qëllimin e mbledhjes. Shfaqja e opozitës në PE, një akt i turpshëm”, tha Balla.

Ai tha se debatet dhe sharjet në Bruksel nuk i bëjnë mirë Shqipërisë, ndërsa i bëri thirrje PD-së që të reflektojnë pas rekomandimve të PE-së.

“Sharjet në Bruksel nuk i bëjnë mirë Shqipërisë. Partia Demokratike duhet të reflektojë pas rekomandimeve të Parlamentit Europian. PE i kërkoi PD-së të mos vazhdojë bojkotin dhe se duhet ta presë atë. Sqarimet mes partive në Shqipëri, jo në Bruksel”, pohoi Balla.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *