Debati për fondet e ndihmat e tërmetit/ Rasti i familjes Cakoni, reagon Rama: Neveri për këdo që abuzoi pa kontrolluar faktet

Kryesore Lajme Politikë Slider kryesore

Kryeministri Edi Rama iu përgjigj të dielën akuzave të opozitës se përdori për propagandë familjen Cakoni duke këmbëngulur se sipas tij e vërteta qëndron ndryshe.

Përmes një video-reportazhi rreth 16 minuta, realizuar nga zyrat e shtypit të PS-së dhe publikuar në Facebook-un e Ramës, kryeministri shprehet “i neveritur” nga përpjekja e aktorëve politikë dhe mediatik për të përcjellë idenë se familja Cakoni ishte braktisur nga qeveria.

“Neveritem kur shoh se si hiena që e ka vendin në kategorinë më të ulët të kafshëve të  pyllit, shfaqen në formën e personit publik, në formën e logos mediatike, në formën e përfaqësuesit politik, në formën e flamurit partiak dhe ha mish njeriu, duke i ftuar të gjithë në një orgji mishi dhe dehjeje me demek ndienjën e solidaritetit dhe keqardhjes,” – shprehet kryeministri Rama në një intervistë të realizuar nga punonjës të zyrës së tij të shtypit.

Manjola Cakoni humbi më 26 nëntor 2019 bashkëshortin dhe vajzën. Nga tërmeti mundi t’i shpëtonte vetëm djali, Alesio, 10 vjeç. Rasti tij u bë i njohur për publikun. Për këtë nuk ndikoi vetëm tragjedia por edhe përfshirja e kryeministrit Rama me mbulime dhe lidhje të gjata me video në Facebook sa herë ai zhvilloi takime me të, ku në një prej takimeve pati edhe dy lojtarë të Juventusit, Gianluigi Buffon dhe Cristiano Ronaldo.

Ditë më parë Manjola u shpreh në një intervistë për media se qeveria e kishte harruar, ndërkohë që pak më vonë denoncoi për opozitën atë që e quajti si reagim të kryeministrit, duke pretenduar këtu se Rama kishte telefonuar dhe i kishte kërkuar shpjegime.

Në lidhje me këtë Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha e ka cilësuar “teatër mizor” mënyrën se si u përcoll angazhimi i kryeministrit kundrejt familjes Cakoni, ndërkohë që opozita ka deklaruar se kjo familje u braktis duke u lënë pa mbështetjen e premtuar. Të njëjtën qasje pati edhe Presidenti Ilir Meta, i cili madje apeloi për solidaritet.

 

Viktimat, Hienat dhe Politika me njerëzit e për njerëzit – Historia e abuzimit me një nënë të lënduar nga tragjedia e 26 nëntorit

Gepostet von Edi Rama am Sonntag, 13. September 2020

<iframe src=”https://www.facebook.com/plugins/video.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fedirama.al%2Fvideos%2F3141434565983009%2F&show_text=0&width=560″ width=”560″ height=”315″ style=”border:none;overflow:hidden” scrolling=”no” frameborder=”0″ allowTransparency=”true” allowFullScreen=”true”></iframe>

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *