Debati për Teatrin, Veliaj nxjerr mesazhet ‘Do flasë Neritani’, nëse s’flet bëni sherr’. Ja reagimi i PD

Art Kryesore Kulturë

Protesta e aktorëve të Sindikatës se Artistëve dhe aktivistëve te shoqërisë civile të cilët janë kundër një godine të re të teatrit duket se ka prapavijë politike, te lidhur me PD. Aktori Neritan Liçaj pas fjalës në dëgjesën e organizuar nga Veliaj u shpreh kundër shembjes së godinës dhe u largua. Ndërsa Veliaj u shpreh se kishte marrë SMS nga partia dhe shtoi se do i publikonte.

Aktori Neritan Liçaj theksoi se është kundër shembjes së Teatrit dhe në fund të fjalës u largua

Neritan Liçaj: Aleanca Qytetare për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar me përgjegjësi të lartë qytetare i bënë me dije cdo qytetari të Republikës kudo ai ndodhet se nuk ka dhe nuk do të ketë asnjë konsensus me askënd sa kohë nuk tërhiqet projekt-ligji i cili grabit tokën publike të Teatrit Kombëtar.

Teatri Kombëtar dhe prona ku ai ngrihet është pasuri publike në aspektin ligjor dhe shpirtëror ndaj sigurojmë cdo qytetar se do e mbrojmë pa asnjë lëshim.

Komuniteti i aktorëve, Shoqërisë Civile dhe qytetarëve të angazhuar që janë bashkuar në qëndresën për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar kërkon dialog dhe bisedime konstruktive për rikonstruksionin e godinës aktuale si një vlerë dhe kujtesë historike.

Gjithashtu jemi të hapur për ndërtimin e një godine të re Teatri bashkëkohor në një vend tjetër publik me para publike. Jemi të gatshëm të ulemi dhe të gjejmë formulën se si mund ti vijmë në ndihëm shtetit për mbledhjen e fondeve të kërkuara.

Aleanca Qytetare për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar iu përgjigj pozitivisht thirrjes së parë për bashkëbisedim por hasëm në përdorimin politik dhe manipulimin publik nga ana e qeverisjes vendore dhe qendrore duke gjuajtur nën brez.

Të vetëdijshëm për detyrën e lartë morale që kemi karshi qytetarëve, të qartë se interesi jonë është publikja dhe jo llogaritë e pushteteve, të kthjellët për cfarë rreziku na kanoset, me vetëdije të lartë qytetare dhe të vendosur i bëjmë me dije publikut se nuk do e lejojmë dhe nuk do e japim konsensusin për prishjen e Teatrit Kombëtar dhe tjetërsimit të Pronës Publike.

Bëjmë thirrje për rivendosjen e dialogut. Ka vetëm një rrugë që palët të mund të fillojnë të flasin. Ka vetëm një kusht që ne nuk e negociojmë. Të tërhiqet projekt-ligji.

Mos luani me publiken, mos luani me Teatrin Kombëtar sepse ne e kemi ndarë mendjen për rezistencë shembullore. Mos sepse do ketë kosto të pakthyeshme për marrëdhënien mes komunitetit tonë dhe politikës.

Pas largimit të tij, kryebashkiaku Veliaj u shpreh se kishte urdhër nga partia për të bërë një gjë të tillë duke e cilësuar si fyese.

Unë e pashë fotografimin në celular, që i thanë “Ik prish mbledhjen” dhe do ta publikoj. Para se të fliste Neritani e kam saktësisht porosinë e partisë dhe do ta botoj. Por e kam zgjedhur vetë të bëj këtë rol. Të moderatorit, edhe pse i di të gjitha. Sot do bëj një dëgjesë qytetare. Kjo ndarje e artistëve është fyese.

Disa minuta pas deklaratës së Veliajt, bashkia e Tiranës shpërndau për mediat fotot e dy SMS-ve që sipas saj tregojnë se Sindikata e Artistëve merr urdhra nga zyrtarë të PD-së për të prishur dëgjesën.

Nga mesazhet e fotografuara qe avokatja militante e PD, Mirela Jorgo, i dërgonte zyrtarëve të PD duket qartësisht se si ishte inskenuar gjithçka, duke nxjerre zbuluar planin e PD për prishjen e dëgjesës. Taulanda Jupi, një nga koordinatoret e protestës se çadrës së Partisë Demokratike, i dërgon urdhra me SMS përmes Mirela Jorgos, duke u kërkuar që të ndërhyjnë dhe të marrin nën kontroll situatën dhe te prishin dëgjesën” thotë Bashkia e Tiranës.

Reagimi i PD

Partia Demokratike ka hedhur poshte deklaraten e Veliajt dhe me pas edhe mesazhet e publikuara nga Bashkia e Tiranes, lidhur me
porosine qe sipas tij, zyrtare te PD kane dhene, qe nese nuk i jepet fjala aktorit Neritan Licaj, artistet e tjere te bejne sherr. Me nje reagim
zyrtar, “PD hedh poshte me neveri lajmet e fabrikuara nga Erion Veliaj dhe te shperndara ne median e kontrolluar prej tij se PD urdheron
artistet per qendrimet e tyre”.

“PD hedh poshte me neveri lajmet e fabrikuara nga Erion Veliaj dhe te shperndara ne median e kontrolluar prej tij se PD urdheron artistet
per qendrimet e tyre.
Zonja qe komunikon ne biseden e pergjuar nga kamera e Erion Velise nuk ka asnje funksion ne Partine Demokratike. Fabrikimi i lajmeve per
te identifikuar qendrimin e artisteve si nje akt partiak eshte perpjekje mjerane e Erion Velise dhe Edi Rames per te perçare artistet.
PD inkurajon dhe eshte ne krah te çdo artisti qe refuzon te behet pjese e pazareve te pista te Erion Velise per shembjen e Teatrit
Kombetar dhe ndertimit te kullave te korrupsionit ne territorin e Teatrit Kombetar!”, thuhet ne reagimin e PD.

 

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *