Debati për teatrin zhvendoset në Kuvend, Kumbaro mungon, ja letra e artistëve

Art Kryesore Kulturë

Ne vend te degjeses me ministren e Kultures Mirela Kumbaron, e cila kishte lajmeruar se nuk do te ishte kete jave, por javen tjeter per te dhene shpjegime per projektligjin e posaçem qe shemb teatrin dhe parashikon aty ndertimin e kullave, ne degjese jane artistet e mes tyre edhe Robert Ndrenika. Ata kane hartuar nje leter publike drejtuar Presidentit te vendit dhe zyrtareve te tjere shteterore.

“E ndiejme veten të tradhetuar e s’mund te futemi në asnjë dialog që parshikon shembjen e Teatrit kombëtar, është pr ligj arbitrar… Nese nuk do kemi pergjigje deri te premten, trupa teatrore, artistët legjitimohemi të uzurpojmë godinën si të vetmen formë që zëri ynë të dëgjohet. Urojmë në mirëkuptimin tuaj dhe jemi në pritje të një përgjigje”, thuhej nder te tjera ne letren e hapur.

Shembja e Teatrit/ Kumbaro nuk shkon në Kuvend, Vokshi: Grusht shteti institucional, ju lajmëroj se javën tjetër…

Ne mbledhjen e sotme te Komisionit te Kultures, jane disa artiste te cilet kundershtojne projektligjin per shembjen e Teatrit Kombetar.

Ne fjalen e saj, kryetarja e Komisionit, deputetja Albana Vokshi tha: “Skandali më i madh që gjithë pjesa e siperfaqes së tokës së teatrit do të jepet sipas termave të përcaktuar do i jepet privatit. Bojkoti është një shenjë shumë e keqe, do e konsideroja një grusht shteti institucional. I kemi bërë thirrje kryeministrit të marrë masa për ministrat që nuk vijnë në komision, në shkelje të Kushtetutës, të marrë masa për deputetet që bojkotojnë seancat e Kuvendit”.

Përderisa ministrja ka refuzuar që të vijë ka shprehur gatishmërinë të paraiqtet në datat 19 dhe 20, pas një jave, doja të njoftoja mbledhjen tjetër në datë 19 dhe do propozoja që të mos bëhet këtu por në ambientet e Teatrit ku të gjithë ju do keni mundësi të dëgjoni shkëmbimin e mendimeve rreth këtij projekti në këndvështrimin tonë mafioz”, tha Vokshi.

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit por dhe aktorë të njohur qe ishin sot në Komisionin e Medias për të thënë fjalën e kundër kundër shkatërrimit të godinës së Teatrit Kombëtar dhe Teatrit Kombëtar Eksperimental.

Artistët paralajmërojnë se nëse deri ditën e Premte nuk kanë një reagim mbi këto kërkesa atëherë trupa teatrore, artistët, aktivistët, dhe qyettarë të lirë legjtiimohen të uzurpojnë Teatrin Kombëtar dhe Teatrin Eksperimenta si të vetmen formë që zëri i tyre të dëgjohet.

Ndërkohë aktori i njohur Robert Ndrenika u tregua më i ashpër. I indinjuar nga bojkoti i deputetëve të maxhorancës, Ndrenika tha se është koha për të nisur luftën për të mbrojtur teatrin.

Robert Ndrenika: “Faleminderit që na thirrët dhe po na dëgjonit. Personalisht do të doja të ishte dhe pala e deputetëve të PS-së. Mospjesëmarrja e tyre tregon se duhet të nisë lufta. Unë erdha me mëndjen që të flisja dhe të arsyetonin  me ta. Ata nuk vijnë fare. Nuk di ç’të të them. Di tu them, PPP në këtë rast me teatrin kombëtar dhe tokën është shqeto vjedhje e grabitje, për këtë jo unë vetëm, por ta analizojnë të tërë: Një përparësi që i jepet një firme. S’na dëgjon kush, s’na përfill kush, na braktisin. “

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *