Dëgjoja vetëm britmat dhe lutjetet e saj… Gazetarja denoncon dhunën në familjen e fqinjit

Kronike Kryesore Sociale

 

Gazetarja e sociales në gazetën “Panorama”, Ada Hazizolli është bërë sot dëshmitare e një tjetër rasti dhune në familje. E bërë nënë vetëm pak muaj më parë, ajo nëpërmjet një statusi ka denoncuar publikisht dhunën që fqinji i saj në pallat  ushtron vazhdimisht ndaj bashkëshortes së tij.

 

Ja denoncimi gazetares:

 

Kurre mos dhuno nje vajze, nje grua…

Kete fraze i pershperita sot tim biri (edhe pse eshte vetem 5 muajsh) teksa u bera deshmitare e nje episodi dhune. Nuk i shihja por degjoja vetem britmat e saj. Kaq e pafuqishme sa jam ndjere sot nuk jam ndjere ndonjehere..ishte kaq deshperuese lutja e saj…Cili kishte qene valle gabimi qe kishte bere?! Cdo dite e shoh teksa pastron shtepine, lan dritaret, nderron perdet, kujdeset per djalin qe besoj as dy vjec si ka bere, lan rrobat, gatuan e pafund pune te tjera qe asnjehere nuk mbarojne…Dergjet me ore te tera ne kembe dhe te gjitha keto i ben sepse vec saj s’mund ti bej tjeter..Keto rendom quhen pune grash, te papaguara dhe pa asnje vlere. Cili ka qene motivi qe ai e qellonte pa pushim dhe a ka motiv qe mund ta justifikoje kete shperthim force kafsherore…:(

 

Grate duhet te bejne me shume per veten!

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *