Deklarata bombë e Rudina Hajdarit: Ja sa kushton sot 1 mandat deputeti

Kryesore Lajme Politikë Slider kryesore

Deputetja Rudina Hajdari ka bërë një deklaratë të fortë, teksa ka qenë e pranishme në nisjen e punës së Komisionit Parlamentar të Reformës Zgjedhore. Ajo ka deklaruar gjatë fjalës së saj se sot mandati i deputetit blihet me 1 milion euro.

“Kemi arritur në një pikë ku një mandat kushton gati te 1 milion euro. Sot nuk mund të futesh në Kuvend pa pasur fond të caktuar. Tregu i zgjedhjeve është kthyer në treg të zi të shit-blerjes së votës”, ka thënë Hajdari.

bashkëkryetari Damin Gjiknuri  u shpreh se në atë Komision ka një karrige bosh edhe për opozitën që ndodhet jashtë dyerve të Parlamentit.

Gjiknuri: Dua të jap një mesazh për dijeni të publikut dhe të ftuarve që kemi në sallë. Ne në këtë Komision të Reformës Zgjedhore përfshimë edhe përfaqësues të opozitës jashtëparlamentare, të cilët me vullnetin e tyre zgjodhën të mos bëhen pjesë në këtë parlament, dorëzuan mandatet dhe refuzuan pjesëmarrjen nga Komisioni i Reformës Zgjedhore dhe administrata e Kuvendit i është drejtuar zyrtarisht që ata të kenë një përfaqësues të tyre me të drejta të plota, njësoj si bashkëkryetarët e Komisionit të jetë pjesë integrale e procesit. Ata kanë refuzuar dhe përgjigja është bërë publike janë në të njëjtat tone dhe linja sepse nuk e njohin këtë parlament dhe nuk e njohin Komisionin e Reformës Zgjedhore, por une e deklaroj publikisht që ne do të vazhdojmë pamvarësisht mungesës së vullnetit të tyre dhe nga ana tjetër ata e kanë gjithmon një vend, një karrige bosh këtu për të qenë pjesë në çdo kohë që ata e gjykojnë të  arsyeshme.

Komisioni i Reformës Zgjedhore sipas Gjiknurit pritet të adresojë rekomandimet e OSBE-së, por edhe çështje të tjera si vota e emigrantëve dhe futja e teknologjisë në zgjedhje.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *