Type to search

Kryesore Rajon Rrotull

Deklarata e fortë e deputetes greke: Emigranti viktimë e racizmit. Nuk ka vend për fashizmin!

Ndaje

Vrasja e shqiptarit në Korfuz nga një grek, pjesë e ekstremistëve të Agimit të Artë, është pasuar me një sërë reagimesh.

Një prej këtyre reagimeve është edhe ai i deputetes së SYRIZA në Korfuz Fotini Vaki, e cila shprehet kundër të vrasjeve për shkak të nacionalizmit, grek ndërsa ka mbajtur qëndrim të fortë.

“Sa imigrantë të tjerë do të vajtojmë si viktima të racizmit që fillon nga ‘pastërtia e racës greke’?

Sa ‘tregti e patriotizmit’ nevojitet ende, që pasardhësit ideologjike të kryqit nazist (Svastik) që dërmoi vendin, të armatosin një dorë për të vrarë një viktimë të pafajshme?

Për sa slogane si ‘demokracia tradhtoi Maqedoninë’, për sa helm nacionalist për studentët, për sa përdhosje të monumenteve dhe vendeve të kujtesës, për sa klithma të paqarta, për sa linçime të turmave të irrituara, kemi nevojë për të thyer vezën e gjarprit?

Sa përdhosje të historisë rreth një thike në zemër të të ‘huajit’, të ‘shqiptarit’, të ‘jevgut-shkupianit’ dhe të ‘kundërshtuesve’?

Tani ishte radha e Petrit Zifle, z. Petros, punëtor shqiptar i tokës. Në Korfuz, ku idetë e iluminizmit, demokracisë dhe të majtës gjenin gjithmonë hapësirë pjellore, nuk ka vend për fashizmin”.

Me të njëjtën forcë e dënon edhe partia e saj SYRIZA vrasjen e shqiptarit, ndërsa kërkon luftë të vazhdueshme e të fortë kundër racizmit.

“Vrasja brutale në Lefkimmi të Korfuzit të punëtorit 63-vjeçarit Petrit Zifle ishte një krim racist nga një anëtar i Agimit të Artë, rast për të cilin duhet të jepet menjëherë drejtësi.

Konfirmohet në mënyrën më tragjike, edhe një herë, se organizata kriminale mbjell urrejtje, duke armatosur dorën e njerëzve kundër njerëzve.

Ky rast na kujton, megjithatë, përgjegjësinë e të gjithëve ne për të forcuar luftën kundër racizmit dhe nacionalizmit dhe atyre që kultivojnë intolerancën në shoqërinë greke.

Dhe sigurisht dënimi i urrejtjes raciste dhe nacionaliste nuk duhet të bëhet me gjysmë fjalë dhe pas ngjarjeve, por të shoqërohet me luftë të vazhdueshme dhe të përditshme kundër manifestimeve të saj”, – shkruhet në njoftimin e fundit të SYRIZA.

Image

Loading...

Lini një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *