Deklarata e fortë e Pjerin Ndreut: Deputetë të PD kanë vëllezër të dënuar për trafik droge në Angli

Kryesore Lajme Politikë

Deputeti i Partisë Socialiste, Pjerin Ndreu, i ftuar në emisionin ’45 minuta’, në Report Tv me gazetarin Denis Minga, ka folur për zhvillimet e fundit politike në vend. Ndreu ka folur për çështjen ‘Babalja’ e kthyer në qendër të vëmendjes, pas daljes së dosjes hetimore dhe përgjimeve të Albert Veliut me kunatin e tij, për inskenimin e ‘Babales’. Ndreu ka thënë se kjo dosje do të zbardhet tërësisht nga prokuroria, dhe se PD, do të demaskohet.

Ndreu lëshoi një deklaratë të fortë, kur tha se deputetë të Partisë Demokratike kanë vëllezër të cilët janë të dënuar për trafik droge në Angli.

Ti ke vëllezër deputetësh të dënuar për drogë të dënuar në Angli dhe me emra të ndërruar. Do i themi emrat kur të duhet. E dinë ata, që vëllezër të deputetëve të grupit parlamentar të PD, janë të dënuar për drogë dhe sot bërtasin shumë. Jam specialist unë i vjetër. Kemi ulur 60% vrasjet ne. PD duhet të tregojë, ku i mori të dhënat. A të ka bërë përshtypje? Për të dhënat për kriminalitetin, këta s’flasim me shifra.

Pjerin Ndreu, deputet i Partisë Socialiste

I ndalur tek dosja ‘Babale’, Ndreu nuk pranoi të japë më shumë të dhëna lidhur me institucionet shtetërore që kryeministri Edi Rama, paralajmëroi sot, se janë të përfshira në këtë dosje.

Sot Basha nuk e kupton sot se është futur në disa ulli, që ai është ai është i pastërvitur për to. Presim prokurorinë dhe Gjykatën t’i zbardhin këto ngjarje. Hetimi është në proces, dhe pritet verifikimi i fakteve që duhet të kthehen në prova. Kapacitetet e PS, janë të atij lloji që ne marrim vesh çfarë ndodh edhe brenda PD. Aty janë të shokuar nga kjo skenë skandaloze, iu vjen turp t’a përmendin Babalen.

Truri i këtij skenari do zbulohet nga prokuroria. Gjithë kjo insinuatë dhe fantazi se prokuroria manipulon provat, s’ka ndodhur kurrë në Shqipëri. S’ka ndodhur kurrë që prokuroria të manipulojë provat. PD e ka si modë pune këtë gjë. Duan të dalin nga kjo situatë duke akuzuar prokurorinë. Prokuroria nuk ka fshehur dhe nuk do të fshehë asnjë provë. Nuk është ky problemi. S’kam koment për largimin e Visho Ajazit, s’jam i autorizuar t’i them. Nëse secili institucion, jo vetëm në varësi të komisionit, do vijë të përgjigjet para komisionit, sesi ka rënë pre e Babales, që pret lekë që ende s’ja kanë dhënë. Ndoshta nesër do të jemi në fazën e riekspertimit. Kryeministri e di të vërtetën dhe kjo është një bindje e tij. Unë jam ish-drejtues i lartë i policisë së Shtetit dhe kam burime më të forta se të Lul Bashës. Historia është më problematike sesa ka qenë deri tani. Ne do të demaskojmë çdo përpjekje për të mbuluar këtë gjë. Nëse institucionet janë implikuar do t’i thërrasim të japin llogari.

Pjerin Ndreu, deputet i Partisë Socialiste

Ndreu tha se këto informacione janë konfidenciale, por se do të bëhen publike nga prokuroria kur dosja të zbardhet totalisht.

Nuk është tur investigativ. Informacionet jepen, por kryeministri nuk bën veprime, s’bën hetime. Për shkak të detyrës kam informacione. Rama ka indicie të forta që të çojnë në një drejtim të caktuar për përfshirjen e institucioneve.

Pjerin Ndreu, deputet i Partisë Socialiste

I pyetur nga gazetari Denis Minga, lidhur me situatën e kriminalitetit në vend, Ndreu tha se pavarësisht efektit negativ që kanë këto ngjarje, këto nuk ndodhin vetëm në Shqipëri, por në të gjitha vendet e botës.

Ajo që duhet thënë shqip është se ngjarje të tilla nuk duhet të ndodhin në mes të qytetit. Dhe elementë të tillë nuk duhet të qarkullojnë. Policia duhet të veprojë. Ky është një konflikt i çastit për mua, situata është ngatërruar dhe janë vrarë të tjerë. Mendoj se është një situatë jo e këndshme, por ngjarje të tilla duhet pranuar se jo në frekuenca të shpeshta, gjithmonë kanë ndodhur në Shqipëri. Është problematikë e njohur në të gjithë botën, se gardistët punojnë edhe jashtë bote. Është problem, dhe ne e kemi shumë më pak se të tjerët. Këtu flitet për nivel zero kriminaliteti, ma gjeni një vend që e ka zero, dhe erdha. S’jam Lul Basha, s’helmoj opinionin publik unë, s’flas në tym. Ky vend do të jetë i dyti, i treti dhe kjo opozitë ka humbur veten.

Pjerin Ndreu, deputet i Partisë Socialiste

Ndreu ka folur edhe për çështjen e Xhisiela Malokut, dhe akuzat që PD ka lëshuar drejt numrit 2 në PS, Taulant Balla. Ndreu ka thënë se policia duhet të ndërhynte më shpejt, por se akuzat e PD, janë pjesë e asaj që quhet ‘budallallëku i një grupi politik’.

Sajesa vjen nga deklarimi i famshëm që Taulant Balla shkon në Komisariat me persona të armatosur. Djali i deputetit kishte një marrëdhënie me vajzën, dhe mund ta ketë kaluar masa, dhe janë marrëdhënie të tyre njerëzore. S’e ka përdhunuar, diçka s’ka funksionuar dhe situata ka agravuar në veprime të dhunshme. Për atë arsye policia duhet të ishte më e zhdërvjellët dhe të vepronte më shpejt. S’e mendoj, është turpi i një grupi politik që bëhet pjesë e një budallallëku të tillë. S’kanë alternativë, nga paniku që kanë për Reformën në Drejtësi.

Pjerin Ndreu, deputet i Partisë Socialiste

Ndreu komentoi edhe deklaratën e Ramës për një paketë ligjore për “të fortët”, si edhe ashpërsimin e dënimeve për këta persona me precedentë. Ndreu tha se do të bëhet një skaner i plotë për këta individë dhe pasuritë e tyre.

Ka patur gjithmonë shfaqje të fortësh në Tiranë. Duhet të evidentohen një për një dhe të vlerësohet veprimtaria e tyre kriminale dhe lidhjet kriminale, mjetet dhe aktivitetet e tyre. pasuritë dhe ku i kanë, puna e policisë do fokusohet në këtë aspekt. Policia ka dinamikë shumë të madhe për këtë gjë.

Pjerin Ndreu, deputet i PS

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *