Në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste që po mbahet ditën sotme, Kryeministri Edi Rama lëshoi një deklaratë të fortë për drejtuesit e kësaj partie në rrethe, duke thënë që shumica e tyre ka braktisur detyrën dhe janë kthyer në ndërmjetës për punësime.
Teksa nuk kurseu kritikat përgjatë fjalimit të Ramës nuk munguan as thëniet e vjetra të popullit; “Hallin që s’ma zgjidh të paktën ma qaj”.
Rama teksa kritikoi kryebashkiakët e PS për faktin se nuk përgjigjen, theksoi se ata të djathtë nuk shkruajnë fare. Po ashtu ai bëri të ditur se një ndër kriteret që do të përcaktojë faktin nëse këtë kryebashkiakë do të kandidojnë sërish është fakti sesa rezultativ do të jenë. Po ashtu ai bëri me dije se nga sot nis fushata për zgjedhjet lokale të 2019-ës.
Rama u tregua i prerë edhe me deputetin e Kurbinit, Gjetan Gjetani, për të cilin u shpreh se nuk meriton të jetë më pjesë e Partisë Socialiste. “Deputeti i PS i Kurbinit duhet përjashtuar nga PS. Kërkon ekskluzivet të vendosë shefa policish në Kurbin, e më pas del e flet kundër punës së Policisë së Shtetit. Ai nuk duhet të jetë më deputet i PS”, deklaroi Rama.
Më tej, Rama u shpreh se është koha për ta riformuar të gjithë strukturën e Partisë Socialiste.
“Një fushatë anëtarësimesh është e domosdoshme. Ne na duhen njerëzit që kanë diçka për të thënë dhe për të dhënë. Më të mirët në çdo pjesë e territorit duhet të jenë pjesë e jona. Na duhet një hapje e madhe zemre dhe thellësisht e besueshme ndaj nesh. Nuk mund të pranojmë teatër. Duhet ristrukturuar rrënjësisht sekretariati i PS. Deputetëve u bëj një thirrje të fortë: Jeni atje për të gjithë dhe askush nuk u ka ngarkuar të bëni kuadrin. Ndërkohë që gjithkush kërkon prej nesh vetëm vëmendjen. PS ose do të bëhet me çdo kusht ose do të dështojë”, u shpreh kryeministri.
Pjese nga fjalimi
Pjesë nga deklarata
Ja vlen të thuhet se fushata e llogaridhënies ishte një aktivitet shumë i nevojshëm, prej ku besoj shumëkush prej nesh arriti të marrë energji pozitive dhe mësime të vlefshme nga komunikimi intensiv me njerëzit në gjithë vendin. Asnjëherë më parë, që kur jam në krye të PS nuk ka pasur një aktivitet me një shtrirje të tillë, që nga ministrat te drejtuesit e partisë, deputetët kanë shkuar në çdo njësi vendore të vendit. Është një risi që ne duhet ta pasurojmë në vijim, por është me rëndësi që tej aspekteve pozitive dhe falënderimeve të merituara për ata që u angazhuan, të themi një të vërtetet që duhet të merrmi që nga e hëna.
Partia në terren është larg së qeni PS që duam për sfidat që kemi përpara. Krerët në degë e kanë braktisur detyrën në terren, kjo bien ndesh betimit që kemi bërë, lufta për të çuar tepsinë për skrap.
Nuk është luftë propagandistike, as për të ndarë vendin në engjëj e djaj, por për të kuptuarit e shtetit që e ka penguar vendit të bëhet shteti që ne duam.
Çfarë ne duhet të nisim menjëherë si proces thellimi të përpjekjes sonë për të qenë sa më pranë njerëzve është prishja e kësaj paqeje në gjithë terrorin e vendit. Shqipëria nuk e ka luksin të lërë jashtë mundësive për të shërbyer në shtetin e vet njerëz me kapacitete, dhe për të vazhduar të ketë brenda shtetit fole ekskluzive për njerëz që nuk meritojnë të marrin rrogën nga taksapaguesit shqiptarë, nëse ne dështojmë në këtë mision është dështim historik për PS dhe na rrofshin pastaj qokat dhe nderet e punësimet e pamerituara duke shkelur ligjin dhe ndërhyrë në mënyrë të pabesë mes fëmijëve tanë dhe të ardhmes.
Askush nuk u ka kërkuar krerëve në rrethe të jenë shefa kuadri. Ne nuk i kemi në detyrë krerët e PS kjo duhet të ndryshojë dhe do të bëjmë çmos që të ndryshojë.
***
Politika për ne nuk është futboll që fitojmë një ndeshje dhe bëjmë festë. Qeveria dhe grupi dhe PS janë forca që transformon besimin e njerëzve në mundësia për njerëzit. Nuk e meriton shumica e shqiptarëve dhe PS, pjesa dërrmuese e atyre që janë të pranishëm që të marrin kosto për hajdutë, parazitë, grabitqarë, ordinerë që janë në zyrat e shtetit, qofshin nga partitë e tepsisë dhe nga ata që këtu mes nesh ka në kokë tepsinë, kush e ka në kokë tepsinë është tradhtar i PS, dhe nuk ka kuptuar se ajo nuk është as LSI, as PD, e asnjë nga bishtat që i kemi kulaç përballë, është numër 1, nëse bën si 2 apo si treshi bëheni vetë si bën figura e gisht.
PS duke kopjuar shushunjat thjesht humbet gjakun e vet, çfarë fushate do të bëjmë ne për të hapur PS nëse nuk fokusohemi te forcat më pozitive të çdo territori, pa i ndarë në tanët dhe të atyre, pa i parë në sy, por duke i hapur derën dhe duke i dhënë vendin që meritojnë, një fushatë anëtarësimesh sot është e nevojshme, se duhet të fuqizojmë procesin qeverisës, të forcojmë lidhjet me njerëzit.
***
Kryetarët që mbushin lista me regjistrime të panevojshme në mos fiktive nuk mund ta pranojmë , për këtë duhet ristrukturuar rrënjësisht sekretariati i PS. Thirrje deputetët, jeni atje për të gjithë, nuk jeni për të bërë kuadrin atje, PS duhet të jetë dhe të bëhet me çdo kusht, mishërimi i shprehjes së popullit, hallin që s’ma zgjidh të paktën ma qaj, ky duhet të jetë motivi i çdo deputeti, anëtari kabineti.