Deklarata e gazetarit: SHISH më përgjon telefonin, ja çfarë më tha deputeti socialist

Kronike Kryesore shtojca

Gazetari Jakup Gjoca akuzon Shërbimin Informativ Shtetëror se në mënyrë të paligjshme po e përgjon. Nëpërmjet një statusi në facebook, Gjoca hedh dyshime se SHISH i ka vënë në përgjim telefonin. Për këtë ai bënë të ditur se telefoni ka shpesh herë interferime dhe zhurma. Duke qenë se ai mban edhe shtetësinë greke, ai bënë të ditur se i është drejtuar për të marrë informacion edhe te policisë së vendit fqinj nga ky i është konfirmuar se telefoni i tij është në përgjim në Shqipëri.

 

Më posht postimi i Jakup Gjocës:

 

Shërbimi Informativ Shtetëror & Rilindja përgjojnë celularin tim. Celulari im gjithë kohën ka temeraturë të lartë nxehtësie. Sa herë filloj bisedat telefonike dëgjoj pas 3 sekondave një zhurmë.

Celulari e rregjistron këtë zhurmë.

Kur ndodhem jashtë Shqipërisë celulari është normal nga temperatura dhe nuk ka zhurmë në bisedat telefonike.

Meqë jam shtetas edhe i 2 vendeve të Bashkimit Europian i drejtohem Policisë së Krimit Kibernetik të këtyre vendeve dhe aty më sqaruan që në Shqipëri celulari im Është nën përgjim.

Shërbimi Informativ Shtetëror & Rilindja Socialiste më përgjojnë telefonin DUKE SHKELUR ÇDO TË DREJTË KUSHTETUESE.

Unë nuk kam veprimtari kriminale. Nuk kam asnjë ndjekje PENALE.

Për Çfarë arsye më përgjon SHISH?

A KA MARRË URDHËR NGA PROKURORIA & GJYKATA?

Unë jam akredituar si gazetar i politikës tek Parlamenti shqiptar. Si mundet atëhere SHISH të përgjojë telefonin e një gazetari?

Nëse nuk është SHISH është Rilindja Socialiste që ka aparatura paralele përgjimi dhe përgjon këdo që ajo cilëson kundërshtar politik.

Një deputet socialist, anëtar i Komisionit Parlamentar të Sigurisë Kombëtare më këshilloi që çdo bisedë dhe mesazh tja dërgoj në viber Sepse në Viber SHISH nuk përgjon dot…

SHISH ka detyrim kushtetues të zbulojë këdo tjetër që përdor në Shqipëri aparatura përgjimi.

Por SHISH është kuzhina e Rilindjes Socialiste

dhe nuk i shërben Kushtetutës Por Partisë.

Nuk e kam problem pse më përgjoni Sepse Unë ato që mendoj që bisedoj i publikoj tek GAZETA Telegraf dhe në facebook tim.

Ky është rekordi im kriminal ndaj Rilindjes Socialiste…

Por SHISH duke më përgjuar celularin 24 orë në ditë më dëmton…baterinë…

 

 

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *