Deklarata zyrtare, Bushati-Kotzias: Ja çfarë biseduam

Kryesore

Pas përfundimit të takimit tre orësh, Ministria e Europës dhe Punët e Jashtme ka bërë publike natyrën e diskutimit mes dy kryediplomatëve Ditmir Bushati dhe Nikos Kotzias.

“Ministrat e Jashtëm të Shqipërisë dhe Greqisë, Ditmir Bushati dhe Nikos Kotzias, u takuan sot në Tiranë në vazhdën e dialogut intensiv të mekanizmit dypalësh për zgjidhjen e çështjeve mes dy vendeve. Ministrat shqyrtuan progresin e shënuar prej takimit të janarit të mbajtur në Korçë që është materializuar në një sërë zhvillimesh pozitive, tashmë të bëra publike nga palët”, thuhet në këtë deklaratë të shkurtër.

Të dy diplomatët nuk kanë preferuar të japin deklarata zyrtare për median, kjo siç duken se palët ende nuk kanë gjetur zgjidhje për pikat e lëna pezull.

Mediat greke

Takimi tre orësh mes Bushatit dhe Kotzias në Tiranë është pasqyruar edhe në mediat greke. Media greke ‘Kathemerini’ ka dhënë detaje të reja pas takimit të ministrit të Jashtëm grek Nikos Kotzias dhe Ditmir Bushati. Mediat greke shkruajnë se takimi midis dy homologëve u zhvillua në një atmosferë pozitive dhe u diskutua për zonën e lirë ekonomike të shqipërisë në Jon.

“Takimi mes Nikos Kotzias dhe homologut të tij shqiptar, Dmitri Bushati, përfundoi pak para orës 16:00. gjatë qëndrimit të shkurtër të Ministrit të Jashtëm në Tiranë përpara se të udhëtonte për në Vjenë. Takimi dhe drekimi i dy homologeve u zhvillua në një atmosferë pozitive dhe zgjati rreth 3 orë. Të gjitha çështjet dypalëshe janë ngritur, duke përfshirë, ndër të tjera, Zonën Ekonomike.”

.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *