Dekorimi i atentatorit të Azem Hajdarit, Rama: Turp! Nuk duhej propozuar

Lajme Politikë

Kryeministri Edi Rama gjatë mbledhjes së grupit Parlamentar ka reaguar dhe në lidhje me shpalljen “Qytetar nderi” nga Bashkia Has
për Gafurr Mazrekun. Rama e ka dënuar këtë akt që kanë marrë këshilltarët e Hasit dhe mësohet se është shprehur i habitur për këtë propozim.

“Janë bërë propozime pa na pyetur, nuk dimë gjë. Nuk duhet propozuar. Çfarë janë këta këshilltarë që bëjnë të tilla propozime”,
mësohet të ketë thënë Rama.

Kujtojmë që Mazreku ka qenë deputeti i PS-së, në vitin 1997 dhe ka tentuar të qëllojë më armë Azem Hajdarin në Kuvend.

Por pavaresisht ketij qendrimi Këshilli Bashkiak i Hasit ka shpallur “Qytetar nderi” ish-deputetin e PS-se, Gafurr Mazerkun i cili qëlloi me armë kundër deputetit demokrat Azem Hajdari duke e plagosur rëndë atë. Për ketë veprim ai është denuar nga Gjykatat Shqiptare.

Me 13 vota pro dhe një abstenim, Keshilli ka miratuar dhënien e titullit për Mazrekun.

Lidhur me këtë vendim ka reaguar jo më larg se dje dhe ish-kryeministri Sali Berisha, i cili shkruante:

Edi Rama dekoron atentatorin e tribunit te lirise Azem Hajdari!

Te dashur miq, urdheri i Edi Rames per dekorimin pas vdekjes te Gafur Mazerekut, njeriut qe i shtyre nga pushteti i atehershem, duke shfrytezuar nje zenke si pretekst shkrehu ne parlament bresheri plumbash mbi liderin e dhjetorit Azem Hajdari, eshte nje akt i pashembullt ne historine e nje vendi te lire.

Me kete vendim Edi Rama deshmon urrejtjen aterore ndaj tribunit te lirise per pushtetin e humbur te eterve te tij.

Te dekorosh njeriun, kriminelin qe pergjaku per here te pare ne histori parlamentin e vendit do te thote te shkrehesh ne emer te tij bresheri te re plumbash mbi gjoksin e heroit legjendar si dhe ti shpallesh lufte Partise Demokratike, demokrateve te Hasit, te Veriut dhe te mbare Shqiperise.

Me kete vendim te pashembullt ne historine e nje vendi te lire, Edvin Kristaq Rama ndjell gjakun ne parlamentin e vendit, perligj vrasjen politike, shperblen dhe nderon per qellime kriminale politike krimin ne teresi dhe krimin politik ne veçanti!

Ky akt kriminal, me te cilin Edivin Kristaq Rama shperblen dhe nderon njeriun qe merite te vetme ka krimin e shemtuar te derdhjes se bresherive te plumbave ne parlament mbi Prijesin e Levizjes Studentore te Dhjetorit 1990, themeluesin e Partise Demokratike dhe pluralizmit politik, perben nje hakmarrje te qarte politike primitive e cila kerkon shpagim!

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *