Dekorimi i Mazrekut, Rama reagon ashpër: Provokim, ja çfarë urdhërova

Lajme Politikë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ne menyre te menjehershme ndaj sulmeve te PD per vendimin e keshillit bashkiak te bashkise se Hasit ku shpalli “Qytetar Nderi” atentatorin e Azem Hajdarit, ish-deputetin e PS-se, Gafurr Mazreku.

Zyra e Kryeministrit i hedh poshte sulmet e PD, si dhe ka beri te ditur dhe hapin e radhes se ka ndermarre kreu i Qeverise ne lidhje me kete vendim qe ka shkaktuar perplasje te forta.

“Kryeministri Edi Rama shpreh keqardhjen për sulmet e shëmtuara ndaj tij, lidhur me një vendim të Këshillit Bashkiak të Hasit, me të cilin ai jo vetëm s’ka asnjë lidhje, por e konsideron një provokim të papërgjegjshëm, të kujtdo që e ka propozuar dhe ka miratuar.

Ai bën me dije se i ka kërkuar Prefektit të Kukësit refuzimin e firmosjes së atij vendimi, ndërkohë që sot në mbledhjen e grupit parlamentar e ka dënuar këtë shfaqje të shëmtuar papërgjegjshmërie të këshilltarëve të Hasit, pavarësisht se në Këshillin Bashkiak të Hasit Partia Socialiste ka vetëm një këshilltar, i cili nuk ka votuar pro vendimit.

Duke i konsideruar akuzat vulgare të Partisë Demokratike, si një shpërdorim politik të radhës së emrit e të kujtimit të Azem Hajdarit, kryeministri Edi Rama shpreh bindjen se ato s’janë asgjë tjetër veçse ana tjetër e medaljes së këtij episodi të politikës qorre e shurdhe të interesave më të ulëta”, thuhet ne reagimin e zyres se Kryeministrit.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *