Me date 20 shtator Kuvendi do te votoje ne seance plenare per dekretin e Presidentit per kthimin e ligjit per ndertimin e Teatrit te ri. Meta ne dekretin e tij kerkon rrezimin e ketij ligji.
Konferenca e kryetareve te Kuvendit ka vendosur qe votimi per kete dekret te behet me daten 20 shtator. Ne projektkalendar ishte parashikuar qe te votohej me 13 shtator, por kryetari i komisionit te Ligjeve, Ulsi Manja ne nje prononcim per median pas mbledhjes deklaroi se votimi ne seance u shty me kerkese te kryekomisionerit te Veprimtarise Prodhuese, deputetit te PS, Eduard Shalsi.
Por duket se nuk ka qene pro opozita qe ka kerkuar pranimin e menjehershem te dekretit te Presidentit Meta, duke kerkuar rrezimin e nismes per teatrin. Kjo duket se eshte edhe vija e kuqe e opozites ndaj qeverise dhe maxhorances se majte.
Opozita ka shprehur shqetësimin e saj për situatën e rendit në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve të thirrur nga kreu i Kuvendit, Gramoz Ruci. Mbledhja e Konferencës së kryetareve vjen pas mbledhjes së grupeve që zhvilloi PD dhe PS.
Opozita ka ngritur si shqetësim kriminalitetin dhe vrasjet në vend. Kreu i grupit parlamentar të PD, Edmond Spaho është shprehur në mbledhje se deputetët e mazhorancës janë të lidhur me krimin. Ai ka folur edhe për vrasjen e biznesmenit në Shkodër dhe sulmin me armë ndaj banesës së gazetares Klodiana Lala.
Nevojën e zbatimit të ligjit të dekriminalizimit, ngrita shqetësimin e cështjes së reformës në drejtësi e cila ka dështuar, sot jemi pa KLGJ dhe pa KLP. 11 prokurorë e gjyqtarë ndaj të cilëve janë ngritur probleme serioze për kapërcim të vettingut. Zgjidhja nga PD, që në 2016 kur u miratuan ndryshimet në kushtetutë kemi paraqitur propozimin që 7 ligjet e ref. Në drejtësi të miratohen me konsensus, ku vetëm një u miratua. Kemi propozuar rishikimin e paketës së 6 ligjeve nuk mund të zgjidhen vetëm me ligjin e magjistraturës. Ata duan dy vite të përfundojnë shkollën nuk kanë njohuritë e duhura. Ngrita çështjen e teatrit. Urova që maxhoranca të ketë kurajon e ta sjellë ligjin në Kuvend dhe të miratojë dekretin e të rrëzojë ligjin për Teatrin. Është e qartë që nuk e kanë këtë vullnet por të kenë parasysh deklaratën e Basha, që paqëndrueshmëria politike do jetë tipari kryesor mes maxhorancës dhe opozitës”- tha Spaho.