Type to search

Botë Kryesore Rrotull

Dekreti/ Italia hap dyert për punë në 2019, shanse për shqiptarët

Ndaje

Dekreti i parë i epokës Salvini është gati të hyjë në fuqi. Ministri i Brendshëm tha po, por me disa kushte. Ai pranoi që gjatë 2019 të hyjnë për të punuar në Itali 30,850punëtorë që nuk jetojnë në vendet e BE-së, mes tyre edhe shqiptarët.

Ky draft ka marrë miratimin e qeverisë italiane, vetëm pasi ishte plotësuar kushti që kishte vendosur ministri Salvini, që të mos pranohen të hyjnë në Itali emigrantë nga vendet që nuk janë bashkëpunues me qeverinë italiane në sistemin e riatdhesimit të emigrantëve jo të rregullt.

Siç shkruan Repubblica.it, ministri po mendon krijimin e një “liste të zezë” që do ta përdorë si armë presioni në takimet e radhës nëpër Afrikë, vende të cilat nuk kanë nënshkruar ende marrëveshjet për kthimin në vendin e orgjinës të emigantëve ilegalë. Bëhet fjalë për vende si: Sudani, Senegali, Mali, Gambia, Bregu i Fildishtë

Kuotat e vitit 2019 ndjekin në përgjithësi ato të vitit 2018. Nga 30,850 vende, më shumë se gjysma (18,000) janë të rezervuara për punëtorët sezonalë, ato që punojnë kryesisht në ferma për sezonin e korrjes dhe që (në teori) në fund të kontratës duhet të largohen nga vendi. Pjesa tjetër (12,850 vende) janë për punë jo sezonale.

(m.a/BalkanWeb)

Lini një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *