Del autopsia e 20 vjeçares, ja biseda audio e tezes se Anxheles me djalin që e dërgoi në Itali

Kronike Kryesore Lajme

Anxhela Meçani, shqiptarja 20-vjeçare nga Fieri, e cila vdiq në spitalin Santa Croce në Moncalieri, nuk ishte dhunuar përpara se të hidhej në asfalt mbrëmjen e së shtunës. Autopsia në trupin e saj u krye sot nga mjeku Roberto Testi, i caktuar nga prokurorët publikë Anna Maria Loreto dhe Livia Locci, të cilët koordinojnë hetimin për vrasjen.

Rrjedhimisht, mbetet të vërtetohet se çfarë mund të ketë ndodhur saktësisht. Ajo ra keqas, ndoshta pas një zënke? U godit nga vetura (vullnetarisht ose pa dashje)? Këto janë hipoteza të hapura që duhet të verifikohen.

Mjekët e Spitalit Moncalieri janë të bindur se në rrugën e unazës në Torino, ku u gjet në fund të jetës së saj, ajo ishte e plagosur.

Hipotezat janë të shumta për vdekjen e Meçanit; ose mund të jetë hedhur qëllimisht nga bordi i automjetit për të shpëtuar nga dhuna, ose ky ishte dënim nga organizata që menaxhon rrjetin e prostitucionit.

Shkak i ngjarjes mund të jetë mosbindja e saj për aktivitetin në rrugë dhe tutorët e kishin të qartë qëllimin: ta dënonin rëndë ose në rastin më të keq ta vrisnin.

Njeriu që lajmëroi policinë për kushtet e dëshpëruara të 20 vjeçares, nuk arriti të njihte makinën në të cilën ndodhi tragjedia.

Ai i tha policisë shkurt: “Dikush ka hedhur një person nga makina dhe iku”.

Vajza u transportua menjëherë në dhomën e urgjencës të spitalit “Moncalieri”, duke përfunduar në agoni dhe duke ndërruar jetë të nesërmen për shkak të plagëve të marra. Hedhja nga makina i ka shkaktuar lëndime të rënda në organet e brendshme. Por, jo vetëm kjo; mjekët tregojnë gjithashtu shenjat e rrahjeve, që i kanë shkaktuar lëndime të mëtejshme.

Biseda audio

Tezja e Angela Meçanit i kërkon llogari djalit që të japë sqarime për rrethanat e fatit tragjik të të resë, si personi i vetëm që mund ta dijë të vërtetën e asaj se çfarë ka ndodhur. Ndërkohë, po gjatë kësaj bisede kuptohet se Angela ishte martuar në Itali me një të moshuar (nga biseda thuhet 100-vjeç), për efekt dokumentesh. I riu që ka shoqëruar 20-vjeçaren mohon të ketë dijeni se çfarë ka ndodhur me vajzën.

Biseda mes tezes së anxhelës dhe djalit me të cilin ajo iku në Itali
Biseda e zbardhur nga Report Tv
Tezja: Unë s’di asgjë. Mua më thoshte Anxhela që ne… Anxhela me kë kishte kërkesë, se nuk e vranë për një sufllaqe, e hoqën nga faqja e dheut dhe e hodhën si një qen në rrugë. Ti që ke një vit e gjysmë e di shumë mirë se kush e vrau Anxhelën.

Djali: Dëgjo, kërcënime s’ka pasur as ajo as unë. Se imagjinoj dhe se kuptoj dot se kush ka qenë..

Tezja: Nuk e imagjinon dot ti ehhh.

Djali: Jo se imagjinoj dot. Se do ti thoja policisë dhe do shkoja ta kapja atë njeri, le të vdisja dhe unë.

Tezja: Stë ka bërë ankesë për asnjë lloj gjëje. Kjo ishte ‘bam bam’?

Djali: Jo s’më ka bërë asnjë ankesë. Biles këtë gjera që të thashë ty, ia kam thënë edhe policisë.

Tezja: Është logjike që do mbash këtë linjë dhe s’do thuash një gjë tjetër tek unë.

Djali: Kjo është e vërtetë. Skam ça mbaj të fshehtë. Unë skam ndenjur…tani ti më thotë këto gjëra. Po më fut mua të mendoj keq.
Tezja: Kush unë po të fus?!

Djali: Jo tani më bën keq edhe mua.

Tezja: Dëgjo për shpirt të dy fëmijëve, ndoshta të ka llafosur, unë Anxhelën e kam si fëmijën time. Mua s’më vete mendja tek asnjë tjetër gjallë në botë. Vetëm t’i je ai që e njeh dhe tek ty do drejtohem. Do gjykohesh vetëm ti…nuk e di. Zoti…

Djali: Më dëgjon…unë të thash. Unë se di…jam shumë keq. Thash të më vrisnin mua sesa atë. Është një gjë që unë se prisja kurrë këtë.

Tezja: Anxhela punonte?

Tezja: Anxhela ka dalë në rrugë? Ka punuar si prostitutë?

Djali: Jo.

Tezja: Anxhela ka dalë natën ka punuar si prostitutë? Ma thuaj nuk më trazon kjo gjë?

Djali: Nuk është e vërtetë. Shkruhen budallallëqe ne internet dhe gazeta.

Tezja: Këto i shkruajnë gazetarët italianë…

Djali: E di sepse i kam lexuar vet ato.

Tezja: Ashtu de…Çupa bëri celebrim me ty apo me italianin që ishte 100 vjeç?

Djali: Bëri celebrim me italian për dokumente..

Tezja: Jo me ty?

Djali: Jo jo me mua…pse stë tha ty?

Tezja: Se di ça të tha ty, mua më tha se kishte bërë celebrim…

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *