Del fotoja e burrit që u vra, gruaja: Ka qenë xheloz e luante bixhoz

Kronike Kryesore Lajme

Xhelozia dhe debatet për shkak të bixhozit kanë shkaktuar viktimën e radhës brenda familjes në Milot. Viloleta Donaj, nënë e dy fëmijë ka qëlluar katër herë me pistoletë ndaj bashkëshortin të saj, Kujtim Donaj në mes të tregut të Milotit. Sipas dëshmitarëve, Kujtim Donaj ka qenë duke hapur mallin në tezgën që kishte në treg, kur ka ardhur gruaja e tij duke qëlluar 4 herë ndaj tij, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Po sipas të njëjtëve dëshmitarë, Violeta Donaj, sëbashku me kunatën kanë shkuar pas burrit me një makinë private, ndërsa viktima kishte mbërritur pak minuta më herët me një fugon mallrash. Sapo ka zbritur nga makina, 35 vjeçarja ka qëlluar ndaj bashkëshortit duke e lënë në vend të vdekur.

Ndersa ka dalur edhe fotoja e 42-vjecarit te vrare. Kujtim Donaj.

Në momentin e vrasjes sapo kishin filluar lëvizjet në tregun e Milotit, duke shkaktuar panik tek ta. 35 vjecarja ka qëlluar ndaj bashkëshortit nga një distancë e afërt duke i shkaktuar tre plagë në trup, ndërsa një prej plumbave ka bërë rikoshet duke shkaktuar panik edhe tek qytetarët që ndodheshin aty pranë.  Një tjetër dëshmitare, i tregon viktimën dhe autorin si persona të qetë. Ata i njihte prej kohësh si shitës së rrobave të fëmijëve në treg.  Pas krimit, Violeta Donaj ka tentuar të largohet. Pasi ka hedhur armën e krimit, ajo është larguar po me të njëjtën makinë por është ndjekur nga policia. Pak metra kilometra larg vendit të krimit ajo është ndaluar nga një patrullë policie dhe nuk ka bërë rezistencë.

viktima

Pas ndalimit, policia ka marrë në pyetje 35 vjeçaren, e cila ka rrëfyer se kohët e fundit kishte pasur debate të vazhdueshme me bashkëshortin. Ajo është shprehur se bashkëshorti e tradhtonte dhe kohët e fundit kishte nisur dhe të shpenzonte para. Para hetuesve, 35 vjecarja ka shtuar gjithashtu se keqtrajtohej nga bashkëshorti, sepse i kërkonte llogari për paratë, pasi sipas saj, viktima luante rregullisht edhe bixhoz.

“Krimin e kam kryer pasi kishim debate në familje. Burri luante bixhoz dhe ishte xheloz”, ka deklaruar Violeta Donaj.

 

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *