Del raporti pak ditë para ndryshimeve në qeveri, ja kush janë ministrat më efikas dhe më të dobët

Kryesore Politikë shtojca

Kryeministri Edi Rama rezulton që të jetë anëtari më aktiv i kabinetit qeveritar. Sipas Institutit të Studimeve Politike që ka publikuar raportin e monitorimit të Parlamentit dhe të qeverisë, ndër ministrat më efikas të kabinetit “Rama 2” renditen Lindita Nikolla, Niko Peleshi, Arben Ahmetaj dhe Fatmir Xhafaj. Ndërkohë që te ministrat më pak efikas renditen Ditmir Bushati, Olta Xhaçka, Mirela KUmbaro, Damian Gjiknuri apo edhe Blendi Klosi.

 

Raporti i ISP-së ka listuar dhe ministrat që kanë folur më shumë në Parlament, ku veç Kryeministrit Rama me 11 fjalime, i vetmi që e konkurron është ministri i Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj. Si Rama dhe Ahmetaj kanë mbajtur në Kuvend 11 fjalime gjatë periudhës janar-korrik 2018. Lindita Nikolla ka mbajtur 7 fjalime, Ditmir Bushati 5 fjalime, Fatmir Xhafaj 5 fjalime dhe Niko Peleshi 5 fjalime. Ndërkohë, më pak kanë folur Mirela Kumbaro me 2 fjalime dhe Olta Xhaçka, vetëm me një fjalim në 7 muaj parlament.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *