Del VIDEO e arrestimit të Altin Hajrit dhe pikëpyetjet mbi lirimin misterioz

Kronike Kryesore Lajme Slider kryesore

Gazetari Artan Hoxha publikoi në ABC Neës pamjet ekskluzive arrestimit të Altin Hajrit nga grupi i gatshëm dhe forca operacionale të policisë së qarkut Durrës më datë 26 janar 2017. Hajri, i akuzuar si drejtues i grupit kriminal që rrëmbeu dhe më pas zhduku pa lënë gjurmë kufomën e Jan Prengës më datë 17 janar 2020, për më shumë se një dekadë e gjysmë ka qenë një nga boss-et më të njohur të trafikut të heroinës afgane nga Shqipëria në drejtim të Italisë.

 

 

Gazetari i Abc News Artan Hoxha u shpreh se Hajri u shpall në kërkim ndërkombëtar pas një operacioni të policisë italiane më 28 tetor 2015 që synonte të shpërbënte të gjithe grupin Hajri dhe rrjetin e tij në Itali. Pavarësisht se u kap mbi një ton lëndë narkotike, heroinë, kanabis etj. Altin Hajri koka drejtuese e grupit nuk u arrestua.

Afro 8 muaj më vonë në rrethana të paqarta, më 6 maj 2016 emri i Hajrit u hoq nga lista e personave të kërkuar nga Interpoli. Emri i tij është rregjistruar gjatë bisedave të pergjuara nga prokuroria për llogari të dosjes 339, si i implikuar bashkë me persona të tjerë të botës së krimit në zonën e Shijakut dhe të Durrësit të përfshirë në blerjen e votave gjatë zgjedhjeve parlamentare të vitit 2017.

Në video shfaqet momenti kur Hajri sapo ka shkuar me mjetin e tij, një Mercedes Benz luksoz pranë një lavazhi në zonën e Shijakut, dhe aty duken efektivët e policisë që e arrestojnë. Fillimisht Hajri reziston por më pas shtrihet përtokë nga policia, raporton abcnews.al.

Pavarësisht arrestimit vetëm disa orë me vone me ndërhyrje nga lart në rrethana të pasqaruara policia e Durrësit është detyruar ta lërë të lirë… Ky është arrestimi i parë dhe i fundit i Altin Hajrit nga policia, edhe gjatë operacionit të fundit të Reneas në kompleksin “Gold” në Shijak ai i shpëtoi arrestimit.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *