Del VIDEO e grabitjes së përgjakshme në Kamëz

Kronike shtojca

Gjurma 27/04/2018

Dy ditë pas grabitjes në një minimarket në Kamëz, Policia e Tiranës mundi të identifikojë dhe të arrestojë dy të rinjtë të cilët tentativën e tyre për të grabitur lekë, e kthyen në tragjedi për familjen Buci.

Vladimir Kurti 28 vjeç dhe Rushdi Hoda 25 vjeç janë dy të rinjtë që u vunë në pranga si autorë të tentativës së grabitjes që coi në vdekjen e pronarit të minimarketit, Agim Buci dhe plagosjen e bashkëshortes së tij, Merita Buci. Një skenë tragjike që ndodhi në sy të djalit të çiftit Buci, vetëm 6 vjeç, pasi fëmija ndodhej bashkë në dyqan mbrëmjen e së martës ndërsa prindërit e tij bëhedhin gati të bënin inventarin e ditës dhe të mbyllnin dyqanin. Autorët, Vladimir Kurti i pajisur me pistoletë, dhe Rushdi Hoda më një thikë në dorë, hynë për të grabitur, por rezistenca e prindërve të frikësuar për jetën e djalit të tyre, doli përtej parashikimeve të tyre, raporton Express. Gjatë përleshjes, autori Vladimir Kurti ka shkrepur armën duke i dhënë një plumb vdekjeprurës në gjoks Agim Kurtit, ndërsa një plumb aksidental kapi në këmbë edhe gruan. Autorët u larguan të dy pa marrë asgjë me vete. Express mëson se të dy janë banorë të Kamzës.

Vladimir Kurti rezulton me precedentë të mëparshëm penalë. Ai është dënuar me 5 vite burg për vjedhje me dhunë në vitin 2010.

Policia sekuestroi edhe automjetin Volksëagen Polo me të cilët u larguan autorët. Automjet të cilin e zotëron grabitësi Rushdi Hoda. Po ashtu, autorët kanë treguar se ku i kanë hedhur rrobat që mbanin gjatë momentit të grabitjes, si dhe armën, të cilat i kishin hedhur në një lumë. Grupet e zhytjes arritën të gjejnë rrobat, dorashkat dhe armën e krimit.

Gruaja ndodhet në spitalin e Traumës ku e ka kaluaar rrezikun për jetën dhe pritet t’i nënshtrohet një operacioni pas një jave, ndërsa ende nuk e ka mësuar lajmin e kobshëm për humbjen e bashkëshortit të saj. Familja ka vepruar njëjtë edhe me djalin e vogël, të cilit nuk i kanë treguar se babai ka ndërruar jetë, derisa i vogli të kalojë traumën e përjetuar teksa fatkeqësisht u bë dëshmitar i betejës së prindërve të tij me persona të maskuar dhe të armatosur që hynë në dyqan me plan për të grabitur. Dy të arrestuarit ndodhen në ambjentet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës, ku do të pyeten nga hetuesit.

Konferenca per mediat e drejtorit te policise se Tiranes, Kastriot Skenderaj

Sot gjatë orëve të para të mëngjesit, Policia e Tiranës në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, finalizuan me sukses operacionin e koduar “Hijet” duke zbardhur dhe dokumentuar autorësinë e ngjarjes të ngjarjes së ndodhur 2 ditë më parë në Kamëz, ku gjatë vjedhjes me armë mbeti i vrarë shtetasi Agim Buci dhe u plagos bashkëshortja e tij, Rita Buci.

Operacioni është rezultat i punës profesionale të pandërprerë, duke vlerësuar  maksimalisht informacionet e mbledhura si dhe provat e administruara nga grupi i posaçëm hetimor.
Si rezultat i hetimeve të deritanishme, rezulton se autorë të dyshuar kësaj ngjarjeje janë 2 shtetasit:

– Vladimir Kurti, 28 vjeç, banues në Tiranë.
– Ruzhdi Hode, 25 vjeç, banues në Tiranë.

Ata ndodhen aktualisht të ndaluar nga policia mbi bazën e urdhërave të dala nga Prokuroria.

Nga hetimet rezulton se i dyshuari Vladimir Kurti ka kryer ekzekutimin me armë zjarri të shtetasit Buci dhe plagosjen e bashkëshortes së tij.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar automjeti tip “Volklsvagen”, me të cilin autorët kanë shkuar dhe më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes, veshjet dhe dorezat e përdoruara në vendngjarje. Ndërkohë vijojnë kërkimet për gjetjen e provave të tjera materiale.

Materialet për këtë ngjarje do t’i kalojnë për veprime të mëtejshme Prokurorisë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprat penale të “Vjedhjes me armë me pasojë vdekjen” e kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi e mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”.

Policia e Shtetit, duke falënderuar qytetarët dhe mediat për bashkëpunimin, shprehet e vendosur të godasë me Forcën e Ligjit çdo akt, grup kriminal apo paligjshmëri, për të ndërtuar së bashku një Shqipëri më të mirë dhe të sigurt. Gazeta Ekspress

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *